Vasili: Kriminelët e 2 prillit ’91 ngritën sërish dorë më 26 shkurt 2019

E mërkurë, 27 February 2019 09:08

Ish-Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka krahasuar ditën e djeshme ku u zhvillua protesta përballë Parlamentit, me 2 prillin e vitit 1991.

Vasili shprehet se të njëjtët kriminelë që vranë me plumba në ’91, tentuan masakrën me lënë helmuese luftarake ditën e djeshme.

“Populli nuk i fali atëherë dhe sërish nuk do t’i falë, por dënimi këtë herë do të jetë shumë më i rreptë.” – shkruan Vasili.

Më poshtë postimi i plotë i Vasilit:

Kriminelët e 2 prillit ’91 ngritën sërish dorën. Të njëjtët kriminelë të 2 prillit ’91 ngritën sërish dorën në 26 shkurt 2019.

Vranë me plumba në 91 dhe tentuan masakrën sërish me lëndë helmuese luftarake në 26 shkurt 2019.

Opozita e eliminoi këtë skenar të zi dhe makabër. Krimineli i 2 prillit e ka damkë për gjithë jetën krimin e kryer atë ditë ashtu siç do ti mbetet përgjegjësi kriminale edhe 26 shkurti 2019, ku ndryshoi vetëm kryeministri, që është po aq kriminel sa ata të ’91.

Populli nuk i fali atëherë dhe sërish nuk do t’i falë, por dënimi këtë herë do të jetë shumë më i rreptë.

Login to post comments