Ish deputeti i LSI Edmond Panariti ka reaguar në një shenim në faqen e tij ne facebok pas përdorimit të gazrave helmuese nga policia gjatë protestës së opzitës.
“Një komision hetimor të hetojë "bombat" lakrimogjene të perdorura. Ky komision të beje publik lendën helmuese aktive dhe përqëndrimin e saj në aerosol.. Nëse përqëndrimi i CS del 5% dhe jo 1%,atëhere ky quhet helmim”. shkruan Panariti.
Ja postimi tij i plotë:
Për të gjithë ata që hodhen gaz lotsjelles në popull dhe apologjeteve te ketij akti! Zeri më autoritar në fushën e mjekesise sot, revista shkencore "Lancet" në editorialin e saj të vitit 1998, apelon për ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të kësaj lende kimike për shperndarjen e turmave. Referojuni:("Safety"of chemical batons. Lancet 1998, 352 :159) .
Ky apel i ketij zeri të padiskutueshem dhe autoritar të mjekesise, behet për një perqendrim 1% të lendes aktive CS në aerosol (gaz) të hedhur mbi turma. Sipas të gjitha gjasave perqendrimi i principit aktiv CS në lenden kimike të shperndare dy here mbi njerezit tanë është disa here me i lartë (5 here).
Prandaj një komision hetimor të hetoje "bombat" lakrimogjene të perdorura. Ky komision të beje publik lenden helmuese aktive dhe perqendrimin e saj në aerosol.. Nese perqendrimi i CS del 5% dhe jo 1%,atehere ky quhet helmim.