Paralajmërimi i Dash Shehit: Ky është vetëm fillimi, edhe policisë do t’i përgjigjemi

E mërkurë, 27 February 2019 21:42

Dashamir Shehi thotë se ky është vetëm fillimi i protestave. I ftuar në Abc News ai tha se demonstratat do bëhen më të mëdha dhe do rrethohen edhe institucione të tjera.

“Ky është një sezon i deklaruar protestash. Nuk ka asnjë gjë të re që të çuditesh. Demonstratë do jetë deri kur të mbarojë. Ky është vetëm fillimi. Do vazhdojë të bëhet gjithnjë, më e rëndë situata. Demonstrata do i bëjmë më të mëdha, do rrethojmë institucione të tjera. Nuk ka ç’të çuditesh tani. Ai që çuditet bën pjesë në rolin e budallait. Do vazhdojmë të bëjmë këtë punë derisa ai zotëria të jetë atje”, tha Shehi.

Sa i përket deklaratës së kryedemokratit se opozita nuk njeh më as policisë, Dashamir Shehi e shpjegoi në këtë mënyrë: “Nëse policia do e përdorë shkopin më shumë se duhet do i përgjigjemi policisë si në të gjithë botën. Këta kanë punë të mbajnë rendin. Për policinë jemi dy palët njësoj, si ata brenda parlamentit, si ne jashtë. Nëse policia nuk e kupton dhe shkel vijën e kuqe bën një gabim të madh dhe policët fillojnë rrezikojnë veten. S’është më policia Enver Hoxhës, është polici demokratike”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...