PD paralajmëron egër ministrin e brendshëm: Do t’i shkojmë te shtëpitë e tij!

E Enjte, 28 February 2019 08:23

Lufta mes opozitës dhe qeverisë po njeh përditë zhvillime të frikshme. Qeveria po gozhdon me gaz lotsjellës, popullin opozitar dhe qytetarët, ku siç thotë Basha se është gaz helmues, por edhe opozita po avancon në kërcënimet e saj. Pas protestave para kryeministrisë dhe parlamentit, paralajmërohet se opozita një ditë do të marshojë drejt kullës së kryeministrit në Surrel kurse sot numri dy në PD kërcënoi ministrin e brendshëm se do ti rrethojnë shtëpitë e tij.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaroi gjatë një interviste për Televizionin Fax News se vendimi që ka marrë opozita është i pakthyeshëm, sepse është zbatim i verdiktit që kanë dhënë qytetarët shqiptarë.

Ai paralajmëroi Ministrin e Brendshën Sandër Lleshi që të mos provokojë apo të dhunojë protestuesit pasi sipas tij “qytetarët do ti shkojnë tek shtëpitë e tij që ka në Tiranë…”

“Nuk është dhunë të grisësh një perde që mbulon derën e kryeëministrisë, sepse me vendosjen e asaj perdeje ai i provokon vetë qytetarët duke thënë se po mbuloj strehën e krimit”, – deklaroi ndër të tjera Gazmend Bardhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...