Ironike, por ndodhi.
Pikërisht në kohën kur europarlamentarët thoshin që zgjedhjet ishin të rregullta dhe Parlamenti ishte legjitim, në Gjykatën e Krimeve të rënda njihej zyrtarisht me akuza shumë të rënda përfshirë edhe trafikun e drogës, krahu i djathtë i Edi Ramës për më shumë se 4 vite pushtete, ish-ministri më i rëndësishëm i qeverisë tij, Saimir Tahiri.
Një koncidencë e hidhur për europianët që në fakt nuk shpenzuan asnjë fjalë për drogën që helmoi jo vetëm shqiptarët por edhe Europën, por edhe për Edi Ramën që ndërsa gëzonte për deklarimet e deputetëve europianë, njeri për të cilin betohej me vënie dore në zjarr, ulej në bankën e të akuzuarve për trafik ndërkombëtar, grup të organizuar kriminal, pjesëmarrje në grupe kriminale.
Akuza që në fakt deri më sot ishim mësuar të dëgjonin për baronë droge dhe jo për kryetarin e partisë që mori votat e shqiptareve që sipas provave tashmë publike, në mënyrë kriminale.