Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi ndikimin e shoqatave sorosiane në Shqipëri, të cilat tha ai varen nga Partia Socialiste. Ai akuzoi edhe eurodeputetin Flackestein për bashkëpunim me këto shoqata. Për Berishën, një shoqëri e demokratike është ajo që ka shoqëri civile të pavarur.
Berisha:
"Një shoqëri e demokratike është ajo që ka një shoqëri të pavarur civile. Soros krijoi shoqëri civile si ato të para viteve 90, kishte shoqata që vareshin nga ministritë. Sorosi krijoi një mori shoqatash që të gjitha të varura nga Partia Socialiste. Kur Fleckestein erdhi në Shqipëri, tha pse e sulmon Sorosin. Takon shoqërinë civile, 5 shoqata. Që të 5-ta të Sorosit dhe u tha mos u mërzisni se Saliun e nxisin rusët që të flasë kundër Sorosit Ndërkohë që vetë i ka lidhet me rusët vetë të dokumentuara."