Berisha tregon si do formohet qeveria tranzitore: Rama të ikë pa i ardhur momenti të vrapojë natën

E Enjte, 28 February 2019 22:25

Cilët janë skenarët e qeverisë tranzitore? Supozojmë se Rama jep dorëheqje, me kë do negocioni?

Së pari Edi rama duhet të ikë një minutë e më parë që të mos i takojë për të ikur natën. Që të ikë të vrapjë dhe të kërkojë azil politik në ndonjë vend.

Si do të ikë?

Kur të kalojë fazën manjakiane e di vetë. Këtu e kanë përgjegjësi të madhe socialistët. Një pjesë e mirë e tyre e dinë mirë se karrigen e kanë nga krimi, jo të gjithë. Më erdhi mirë kur pashë shoqërues që shoqëruan disa zonja deputete. Një pjesë e mirë e tyre do të paguajnë faturën e Edi Ramës. U takon socialistëve të çlirohen prej tij. Opozita nuk do të heqë forcat politike, por Edi Ramën. U bëj thirrje socialistëve, largojeni. Çështja do zgjidhet, nuk ka forcë që mund ti ndalojë shqiptarët ti

Nëse ai largohet nga kryeministër dhe ai mbetet kryetar partie...

Absolutisht nuk e pranojmë. Opozita po kërkon një qeveri tranzitore, një qeveri të ujdisur ku nuik përjashtohen edhe socialistët. Për të patur një agjendë që në masën 99% të ketë zgjedhjet e  lira.

Login to post comments