Nga Ylli Manjani
Shqiptarët nuk janë vetëm!
I gjithë Ballkani proteston! Serbët, malazezët, bullgarët, rumunët protestojnë!
Të gjithë kundër arrogancës, propagandës populiste, korrupsionit e stabilokracisë!
Madje opozita në Serbi, Mal të Zi e Bullgari, ashtu si opozita shqiptare, kanë dalë nga Parlamentet e vendeve të tyre në shenjë proteste.
Të gjithë thonë: Jo më fasadë e sistemeve pseudo-demokratike!
Frederica, Johanes-i, Knuti e zëdhënësit e tyre janë njësoj të kritikuar gjithandej në Ballkan!
Shqiptarët këtë herë, nuk janë (siç jemi mësuar të dëgjojmë) as të vetmit e as të fundit të rreshtuar kundër të keqes.
Ky është lajmi më i mirë i kësaj kohe të mbushur me propagandë stabilokratësh dështakë!