Për herë të parë në historinë e vendit një ministër shkon në gjykatë me akuzën e rëndë të krijimit të organizatës kriminale dhe trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.
Ky do të duhet të ishte lajmi më i madh në të gjitha mediat, duhej analizuar pse u arrit deri këtu. Duheshin evidentuar përgjegjësitë.
Sa ka qenë Sajmir Tahiri i dërguari i shefit të tij Kryeministër në këtë punë? Ccfarë duhet bërë në këto momente? A duhet të rrijë në këmbë një qeveri, e cila ‘kampionin’ e saj të dikurshëm tanimë e ka të pandehur për krime të rënda.
Por të gjitha këto më sipër nuk janë shqetësim i medias shqiptare. Janë mjaftuar thjesht me dhënien e lajmit dhe kaq.
Madje, për të treguar mungesën e frikshme të seriozitetit dhe integritet më shumë se 90% e tyre merrej sot se si ka ndryshuar pamje e Tahirit gjatë kësaj periudhe ‘metamorfoze’.
Të dashur kolegë të medias, krimi i Tahirit nuk është blerja e syzeve të reja, por shndërrimi i Shqipërisë në ‘Kolumbinë’ e Evropës për sa i përket trafikut të drogës.