LAJM I FUNDIT/ Denoncohet te Berisha zhdukja e 613 kg kokainë të kapur në Durrës, kush qendron pas?

Premte, 01 Mars 2019 17:48

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon zhdukjen, sipas tij, të 613 kilogram kokainë të kapura rreth një vit më parë në portin e Durrësit.

Berisha shkruan në Facebook-un e tij se kokaina është transportuar me kamionë drejt Italisë, ku më pas është shitur e gjitha.

Sasia rekord e kokainës u kap një vit më parë në konteinerin me banane nga Kolumbia, të cilat kishin hyrë në Shqipëri për logari të kompanisë Arbri Garden, në pronësi të Arbër Çekaj.

Postim i Berishës:

Denoncohet zhdukja e 613 kg Kokaine!
Transporti i tyre per ne Itali!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Zoti sali berisha pershendetje si Je mir ?Nuk e di a ke informacion per 613 kile kokain qe esht kapur ne 2018 ne durres Te gjitha jan nis ne itali dhe jan Shiitur te gjitha , di shum mir kush kamionist I ka trasportuar

Modifikuar më Premte, 01 Mars 2019 17:58
Login to post comments