Pas kthimit nga Brukseli, Nard Ndoka djeg menjëherë mandatin

Premte, 01 Mars 2019 19:00

Duke qenë se gjatë ditëve që opozita ndërmori hapin radikal për të dorëzuar në bllok mandatet, deputeti Nard Ndoka gjendej në Bruksel me punë zyrtare, spekulimet për një hyrje të mundshme të tij në parlament kanë qenë të shumta.

Por kreu i PDK, Nard Ndoka sapo është kthyer ditën e sotme, i është bashkuar vendimit të opozitës së bashkuar dhe ka dorëzuar mandatin e deputetit.

Burime pranë kreut të PDK-së e konfirmojnë këtë fakt dhe shtojnë se Ndoka nga Rinasi është paraqitur mesditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit dhe ka firmosur aty sipas procedurës, lënien e mandatit të tij duke shuar kështu edhe shpresat dhe spekulimet nga zëra të Rilndjes.

 

Modifikuar më Premte, 01 Mars 2019 19:16
Login to post comments