Tërheqja e kreut aktual të Komunitetit Mysliman Të Shqipërisë Skënder Brucaj nga gara për zgjedhjet e kreut të ri është komentuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha se me këtë lëvizje i hapet rruga e emërimit në këtë post të Imamit të Tiranës Ylli Gura. Berisha e akuzon Ylli Gurën si shërbyes të socialistëve duke e shoqëruar menjë foto ku Gura i shërben fushatës elektorale të Ramës e Taulant Ballës. Rama duket i veshur me bluzën e fushatës elektorale të socialistëve me numrin 23, që konfirmon edhe përfshirjen e Gurës në fushatë.
Postimi i Bersihës:
Fiton Imami i narkoshtetit!
Hei xhemat!
Mos harroni se ndonjehere ne qimet e mjekres se imamit fshihet ai qe qofte trete, pra vet shejtani. Fjale e urte huaj.
Per analogji
Ne qimet e mjekres se Imam Ylli Gurres fshihet vet Taulant Bamirs Mond Bega!
Rrofte kryeimami i narkoshtetit!
Gezuar, gezuar! Tani edhe imamin e kemi te sojit tone! sb