Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, teksa ishte i pranishëm në Samitin e Diasporës, ministri më I lexuar I Ramës, Gent Cakaj tregoi edhe njëherë mungesë pjekurie, teksa ngatërroi poemën e Naim Frashërit, ”Bagëti e Bujqësi”.
Në përpjekje për t’u shpërfaqur si i lexuar, Cakaj kaloi një moment vërtetë të pakëndshëm përpara qindra syve që ishin duke e vëzhguar. Ministri që përfaqëson Shqipërinë në takime ndërkombëtare, u mbështet dhe me duartrokitje nga salla për të kaluar momentin e sikletshëm.
Por kjo gafë nuk është lënë pa u ironizuar nga analisti Ylli Dylgjeri. Më shumë se për Cakajn ironia është edhe për Edi Ramën që tentoi tua shiste shqiptarëve emërimin e Cakajt si jnë gjeni I zbuluar prej tij dhe Baton Haxhiut.
Poezia e postuar nga Dylgjeri:
Vargje nga Samiti i Diasporës
Atje ku lind Dielli,
Atje ku të pjell edhe gjeli,
Atje ku të shpëton kaka,
Atje emërohet Gent Caka...