Ka shumë të vërteta të hidhura të cilat duhet të na zgjojnë nga gjumi

Diel, 03 Mars 2019 13:14

Nga Arben Malaj

Edhe me thonjëza Shqipëria nuk është në luftë civile.Është e vertëtë që situata sociale dhe politike në vend është në krizë. Cdo përpjekje për të mos e pranuar krizën apo për ta fshehur atë e thellon dhe e bënë më të gjatë krizën. Po kështu është e vërtetë që vazhdimi kësaj situata ku është bojkotuar parlamenti nga partitë opozitare, e dëmton jo pak ambjentin ekonomik, social dhe politike të vendit tonë. Është e vërtëtë që “viktimat” reale të kësaj mënyre të të bërit politike janë qytetarët e thjeshtë të cilët në tranzicionin tonë të gjatë dhe të lodhshëm ju kanë dhënë dhe ri-dhënë mundesinë për ti (mirë) qeverisur të gjitha partive politike dhe pjesës më të madhe të politikanëve aktual.
Ështe ë vërtëtë që shume prej tyre e kane filluar si demokratë por kanë udhëhequr në demokraturë.
Është e vërtetë që zhgënjmi është rritur sepse është rritur abuzimi me pushtetin.
Ështe e vertëtë që qeveritë janë bërë më arrogante, shikoni protestuesit e Astirit dhe dhunën e gjobave
Është e vertetë që kryetarët e bashkive dhe qeveritarët jane larguar nga hallet e njerezvë dhe janë afruar me qeverisjen me poza.
Ështe e vertëtë që ndërsa ne fazat e para të tranzicionit sundonte korrupsioni, më vone është bërë kërcënues kapja e shtetit.
Është e vertëtë që shqiptarët janë të lodhur dhe të zhgenjyer dhe ata po zgjedhin me mirë të braktisin familjet dhe vendin e tyre të dashur, se sa të vazhdojnë të nëpërkëmbur.
Është e vetëtë qe oligarkët po behen bashkëqeverisës së vëndit duke imponuar politika publike, projekte publike dhe fonde publike, aty ky ata pasurohen më shpejtë duke varfëruar më shumë klasën e mesme dhe e cuar në pragun e mbijetesës pjesën e varfër të shoqerisë.
Ështe e vertete që e ardhmja jonë mund të jetë më e vështrirë nqs qeverisja prodhon më pak rritje ekonomike, më pak punësim, më shumë deficit dhe borxhë tek individët, biznesi dhe ai publik
Eshte e vertëtë që qeverisja me borxh dëmton të sotmen. Me borxhe më të më mëdha dhe nesër më të rënda, mund të vështirësoj të ardhmen e gjeneratave të ardhshme
Ështe e vertëtë nuk ka gje më të dhimbshme për cdo familje, për cdo vend, për cdo komb se braktisja nga fëmijëët e tyre, të cilët ikin duke mallkuar politikanët por me lot në sy për mallin për familjet dhe vendin e tyre.
Ka shumë të vërteta të hidhura të cilat duhet të na zgjojnë nga gjumi.
Por edhe pse është kjo situatë ka ashtu një të vërtetë të madhe- Me apo pa thonjëza Shqipëria nuk është dhe nuk duhet të shkoj në konflikt civil dhe aq më pak në lufte civile.
Një politikan I nderuar si Trajnani, Presidenti aktual I parlamentit europian, mund të mos e përmënte luftën civile në deklatën e tij.
Pasi kjo deklaratë edhe me thonjëza mund të tingëlloj joshëse për radikalët dhe ekstremistët dhe si një mundësi për territore të reja. Kjo bëhet edhe më e embël për ata që mbështesin apo parapëlqejnë opsionin e një pranëvere shqiptare apo ballkanike.
Pranvera arabe nuk duhet të jetë një opsion për vendet e Ballkanit Perëndimorë.
Lufta kundër korrupsionit, lufta kundër kapjes së shtetit, lufta kundër lidhjeve me krimin e organizuar në ekonomi dhe politike prodhon efekte pozitive më shumë se cdo ballafaqim civil.
Eshtë e vërtetë që mungesa e eficencës së insitucioneve te forta, mungesa e shtetit ligjore ka ushqyer sëmundjet e rënda të demokracisë tonë.
Kultura jonë demoktatike dhe politike sado e dobët që është aktualiasht, duhet të eleminoj dhe të mos ushqejë kurrë opsione te konflikteve apo “luftë civile”.
Në shekullin e 21 asnjë objektiv politike nuk synohet të arrihet me konflikt apo luftë civile. Demokratizimi I informacionit, demokratizimi I pjesmarrjeve te drejtpërdrejta të grupimeve politike ose shoqërore për ta përmirësuar qeverisjen e vendeve të tyre, jane “armët” demkoratike shumë më efektive së konfliktet apo “luftrat civile”, të cilat lënë pas pasoja të rikuperueshme në ndarjet, politike që keqpërdorin ndasitë partiake, krahinore, etnike apo fetare.
Kundër paralajmërimeve edhe me thonjëza për konflike apo luftra civile, të gjithë faktorët politikë, akademikë, shoqërore dhe të biznesit duhet te angazhohen që me negociata, kompromise, konsensuse, me zgjedhje dhe rizgjedhje ti largojne retë e zeza në horizontin e të ardhmes euroatlantikt të vendit tonë dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...