Provokatorë të policisë nxisin dhunë/ Manjani: Kjo është e poshtër, e ndyrë sa më nuk ka

Hënë, 04 Mars 2019 10:17

Pas fakteve që kanë dalë së fundmi në media, sipas të cilave policë të maskuar si protestues kanë qenë protagonist të sulmeve të dhunshme te kryeministria apo edhe te parlamenti, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në Facebook. Sipas Manjanit kur shohim se provokatorë të policisë nxisin dhunë, të gjithë ndihen keq. Kjo është e poshtër, e ndyrë sa më nuk ka-shkruan ai.

Por edhe më e ndyrë sipas ish-ministrit është ajo që bën qeveria, duke e shitur këtë “dhunë” nëpër botë si të orkestruar nga opozita.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Për dhunën në protesta

Pa dyshim që skenat e përplasjes së protestuesve me forcat e sigurisë dhe tymi i gomës së djegur dhe i gazit lotsjellës, nuk janë një gjë e mirë. As e dëshiruar nga askush.

Nuk ka nevojë të jesh ambasador apo emigrant që të ndjehesh keq, sepse keq ndjehemi të gjithë. Por ndjehemi shumë më keq kur shohim se si provokatorë të policisë nxitën një grup protestuesish për të sulmuar Kryeministrinë!!!

Kjo është e poshtër! E ndyrë sa më ska! Masa e madhe e protestuesve nuk dalin atje, për të dhunuar askënd. Por fatkeqësisht largohen të dhunuar e të helmuar krejt pa faj, nga Policia politike e pushtetit!

Qartësisht dhunën e deshi vetëm qeveria moniste, jo protestuesit paqesorë. Këto të fundit nuk hodhën asnjë gurë e nuk plagosën asnjë polic.

Turpi e faqja e zezë vetëm mbi qeverinë, që na shet nëpër botë ai mos ma keq!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...