Tentativës së ndërkombëtarëve për t’i dhënë zgjidhje krizës politike në Shqipëri do t’i shtohet edhe Christian Danielsson.
Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Europiane e Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit do të mbërrijë sot në Tiranë për të zhvilluar takime të veçanta me të gjithë drejtuesit politikë në Shqipëri.
Në fokus të takimeve të Danielsson do të jetë situata politike në Shqipëri pas vendimit të paprecedentë të opozitës për të djegur mandatet. Takimin e parë, Danielsson do ta zhvillojë në orën 9:30 me kreun e qeverisë Edi Rama, ndërkohë që më pas në zyrat e delegacionit të BE-së do të presë përfaqësues të opozitës.
Në orën 12:00 zyrtari i Brukselit do të zhvillojë edhe një deklaratë me gazetarët, ku do të shprehë pikëpamjet e tij në lidhje me krizën politike në Shqipëri