Denoncimi i LSI/ “7 Marsi, IKMT po prish shkollën në Roskovec”

E Enjte, 07 Mars 2019 11:50

Nënkryetarja së LSI-së, Kejdi Mehmetaj sot më 7 Mars denoncoi publikisht atë që e quati urdhër flagrant të kryeministrit Rama. Në shkollën “Goja e Artë” në Rosokovec tha ajo kanë shkuar fadromat për ta prishur, duke e kthyer festën në një. “Një shkollë e cila ka 17 vjet dhe e cila shkollon sot që flasim mbi 500 nxënës, që nga parashkollori dhe deri në vitin e 4 të gjimnazit. Sot që fëmijët e mësuesit duhet të ishin duke festuar, gëzuar e uruar njëri-tjetrin, ata në fakt detyrohen nga kjo qeverisje kriminale që të mbrojnë fizikisht shkollën e tyre, rrethimin e shkollës së tyre”,- thotë nënkryetarja së LSI-së.

Sipas Mehmetajt, duke ndjekur të gjithë procedurën ligjore drejtuesit e shkollës kanë paditur Bashkinë dhe kanë dy vendime.

“Janë dy vendime të gjykatës të shkallës së parë të rrethit të Vlorës, të cilët i japin të drejtë drejtuesve të shkollës. Të cilët kanë bërë së pari një sigurim padie, në mënyrë që shkolla dhe rrethimi i saj mos të preken deri në marrjen e vendimit të formës së prerë. Po ashtu ka një vendim të Gjykatës së Shkallës së parë që i jep të drejtë drejtuesve të shkollës që drejtimi nuk duhet prishur dhe që Bashkia nuk ka të drejtë në kërkesën e saj. Dje i jemi drejtuar si Prokurorisë po ashtu dhe zyrës së përmbarimit, të cilët me këtë akt konstatimi i kanë dërguar të gjithë informacionin zyrës së Bashkisë së Roskovecit që të pezullohet në mënyrë të menjëhershme çdo veprim që po bëhet mbi shkollën dhe të largohen në mënyrë të menjëhershme drejtuesit e IKMT që aty. Por si gjithmonë, si drejtuesit e IKMT, po ashtu dhe ato të Bashkisë, shprehen me fjalën e tyre se nuk pyesin as për vendime gjykate, as për vendime dhe hetime të Prokurorisë por me urdhër politik, për arsye të pastra politike, shkojnë dhe shkatërrojnë shkollën. Unë sot përfitoj për t’i bërë thirrje edhe njëherë Kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi si dhe zyrtarëve të IKMT-së që gjenden që prej ditës së djeshme në Roskovec dhe vlen për t;u theksuar se disa prej tyre janë të dënuar dhe janë sot në Roskovec në detyrën e tyre si funksionarë të IKMT-së për të ekzekutuar shkatërrimin e urdhëruar politikisht, të largojnë njëherë e mirë duart nga pronat e qytetarëve shqiptarë. Të largojnë njëherë e mirë duart nga pronat e qytetarëve shqiptarë. Të largojnë sot dhe në vazhdim duart nga godina e shkollës “Goja e Artë” dhe të maten mirë sepse nëse bëjnë këto veprime të nxituara, jo vetëm që do të përballen siç kanë filluar të përballen me institucionet e drejtësisë, por do të përballen edhe me revoltën e qytetarëve aty të cilët nuk do të tolerojnë më, por drejtësinë do ta bëjnë me duart e tyre”,- thotë Mehmetaj.

Sipas Mehmetajt, duke ndjekur të gjithë procedurën ligjore drejtuesit e shkollës kanë paditur Bashkinë dhe kanë dy vendime gjykate në favor të tyre. “Janë dy vendime të gjykatës të shkallës së parë të rrethit të Vlorës, të cilët i japin të drejtë drejtuesve të shkollës. Të cilët kanë bërë së pari një sigurim padie, në mënyrë që shkolla dhe rrethimi i saj mos të preken deri në marrjen e vendimit të formës së prerë. Po ashtu ka një vendim të Gjykatës së Shkallës së parë që i jep të drejtë drejtuesve të shkollës që drejtimi nuk duhet prishur dhe që Bashkia nuk ka të drejtë në kërkesën e saj. Dje i jemi drejtuar si Prokurorisë po ashtu dhe zyrës së përmbarimit, të cilët me këtë akt konstatimi i kanë dërguar të gjithë informacionin zyrës së Bashkisë së Roskovecit që të pezullohet në mënyrë të menjëhershme çdo veprim që po bëhet mbi shkollën dhe të largohen në mënyrë të menjëhershme drejtuesit e IKMT që aty. Por si gjithmonë, si drejtuesit e IKMT, po ashtu dhe ato të Bashkisë, shprehen me fjalën e tyre se nuk pyesin as për vendime gjykate, as për vendime dhe hetime të Prokurorisë por me urdhër politik, për arsye të pastra politike, shkojnë dhe shkatërrojnë shkollën. Unë sot përfitoj për t’i bërë thirrje edhe njëherë Kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi si dhe zyrtarëve të IKMT-së që gjenden që prej ditës së djeshme në Roskovec dhe vlen për t;u theksuar se disa prej tyre janë të dënuar dhe janë sot në Roskovec në detyrën e tyre si funksionarë të IKMT-së për të ekzekutuar shkatërrimin e urdhëruar politikisht, të largojnë njëherë e mirë duart nga pronat e qytetarëve shqiptarë. Të largojnë njëherë e mirë duart nga pronat e qytetarëve shqiptarë. Të largojnë sot dhe në vazhdim duart nga godina e shkollës “Goja e Artë” dhe të maten mirë sepse nëse bëjnë këto veprime të nxituara, jo vetëm që do të përballen siç kanë filluar të përballen me institucionet e drejtësisë, por do të përballen edhe me revoltën e qytetarëve aty të cilët nuk do të tolerojnë më, por drejtësinë do ta bëjnë me duart e tyre”,- thotë Mehmetaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...