Zoti Danielsson, kur takon Ramën ke takuar gënjeshtrën!

E Enjte, 07 Mars 2019 13:43

Edi Rama është një gënjeshtar pa shërim, i paskrupullt dhe patologjik. Ky nuk është më një lajm për çdo qytetar shqiptar.

Sa herë që e dëgjojmë këtë njeri të mbajë një ligjeratë, sa herë i lexojmë një  qëndrim, gjithnjë jemi të bindur se kemi përballë një njeri aq gënjeshtar sa edhe vetë ‘gënjeshtra’ do ta kishte zili.

Mbase duke mos e njohur reputacionin e tij si mashtrues ordiner dhe gënjeshtar patologji, ishte Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson që erdhi në Tiranë pas krizës politike mes palëve dhe e konsideroi bisedën me Ramën si “shumë të hapur”.

Z. Dianielsson vetëm ky njeri që ju e keni takuar sot dhe ne kemi fatin e zi që ta kemi Kryeministër nuk e njeh fare konceptin e një bisede të hapur. Sepse Rama nuk e di se çfarë do të thotë të jesh i hapur dhe i ndershëm.

Rama gënjen për gjithçka. Ai gënjen kur thotë që vendi po rritet ekonomikisht ndërkohë që situatë është më e rëndë se kurrë.

Rama gënjen kur thotë që vendi nuk ka krim ndërkohë që është bërë vartës i krimit të organizuar dhe e ka shndërruar qeverinë në zyrë të kriminelëve.

Rama gënjen kur thotë që vendi nuk ka lëndë narkotike, ndërkohë që i gjithë territori i vendit gjatë qeverisjes së tij ka qenë një plantacion i tërë droge dhe kanabisi.

Rama gënjen kur thotë që po lufton korrupsionin pasi niveli i tij është më mbytës se kurrë më parë.

Kështu që z. Danielsson, ju sot keni takuar ‘gënjeshtrën’ dhe biseda juaj me z. Rama është aq e hapur sa mund të jetë me vetë gënjeshtrën.  55news.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...