Deklaratat/ Braimllari i përgjigjet Gjylametit: Blerina kujdes! Dosja '184' po troket...

E Enjte, 07 Mars 2019 21:06

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, në një reagim në Facebook, me një gjuhë jo fort etike sulmonte PD dhe LSI, si parti që po dëmtojnë interesat e vendit me protestat.

Por deklaratës së deputetes së PS-së i është përgjigjur menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.

Po me anë të një postimi në Facebook, Braimllari i kujton deputetes socialiste se dosja e prokurorisë me numër 184 ka fakte edhe për punën e saj si e deleguar me Damian Gjiknurin në zgjedhjet e Qarkut të Dibrës.
“Hajduti që u kap me presh në dorë thërret kapni hajdutin. Prokurorinë e ke, gjykatat po, policinë po e po, ç’pret shko denoncoi.  Boll shkumëzove nëpër Ambasada. Dosja 339 po shkundet nga pluhuri, ki durim. Një fjali për ty Blerina kujdes se po troket 184 ti ke qenë e deleguar bashkë me Damianin në Dibër. Do të mërzitet shumë shefi”,- shkruan Braimllari.

Deklarata e Gjylametit:

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...