Vrau nënën me sklerozë në Korçë, Gjykata lë në burg 54-vjeçarin

Premte, 08 Mars 2019 11:03

Gjykata e Korçës vendosi ‘arrest me burg’ për 54-vjeçarin Nesim Demollarin, i akuzuar si autor i vrasjes së nënës së tij. Demollari nuk pranoi krimin para Gjykatës.

“Nuk janë të sakta çfarë tha prokurori. Mamanë e gjeta në korridor. E ushqeja unë. Bënte veprime të pandërgjegjshme. Me quante Goni jo Nesim. Dilte nga shtëpia vete, ishte me skleroze,binte dhe rrëzohej vetë. E gjeta midis banjos dhe korridorit të shtrirë.

E çova në dhomë. I shërbej prej vitesh. Kishte renë nga divani në kokë. Dy ditë më parë vrau syrin. Nuk e kam vrarë,vdiq vetë. Pasi vdiq mora vëllane në tel.Kam punuar 20 vite në Greqi. Jam i pafajshëm. Të gjykohem i lirë. Dua të punoj,se nuk kam të ardhura.”,- mësohet të ketë dëshmuar ai, para palës gjykuese.

Prokuroria tha se ka prova që 54-vjeçari e ka dhunuar nënën derisa ajo humbi jetën, prandaj edhe kërkoi masën ‘arrest me burg’.

Para gjykatës dëshmuan edhe fqinjët e 54-vjeçarit, të cilët thanë se Demollari e rrahu nënën për 30 minuta.

Login to post comments