Xhixho: Më 16 mars duhet të jenë gratë dhe vajzat aty si barrikadë e kësaj keqqeverisje

Premte, 08 Mars 2019 14:08

Në ditën e 8 marsit, gratë e opozitës kanë zgjedhur të protestojnë te Unaza e Re, vendi që u shndërrua në simbol të protestës nga banorët e Astirit, të cilët dolën në mbrojtje të shtëpive të tyre që prekeshin nga projekti i Unazës së Madhe.

“Ne nuk do të ishim sot këtu nëse Rama nuk do të bënte këtë projekt dhe do të vidhte 40 milion euro. Nuk do të zinim rrugën por do të festonim. Sot është dita e 126 dhe ne do të rrimë këtu derisa Edi Rama të thotë projekti është anuluar” tha një banore e Astirit.

Ndërkohë, Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho nga protesta e grave në “Unazën e Re”, u shpreh se rezistenca e tyre është bërë frymëzuese për shumë njerëz

“Sot ne vendosëm jo rastësisht të ishim në krah të grave dhe zonjave të Unazës së Re, sepse kanë treguar një model rezistence dhe një kuptim force që ato kanë. Mendoj që ky është standardi europian që kërkojmë dhe flasim çdo ditë. Rezistenca e tyre është bërë frymëzuese për shumë njerëz, ç’ka do të thotë që në një moment që ka padrejtësi, në një moment që ka një skandal galopant, si ai i Unazës së Re, ku vidhen në mënyrë skandaloze miliona euro në sy të qytetarëve dhe shkatërrohet prona kundrejt dhunës, kundrejt provokimeve, arrestimeve, rezistenca e tyre është bërë frymëzuese në këto katër muaj.
Ka shumë gjëra për të protestuar për gratë, për dhunën ndaj grave, për mentalitetin, për mungesën e shtetit ligjor që afekton mbi të gjitha gratë dhe vajzat, mungesën e drejtësisë. Mbi të gjitha, sot kur kemi një Parlament ilegjitim, kur kemi një qeveri të dalë nga vota të blera dhe jo nga vota legjitime, padyshim që mesazhi kryesor ishte që frymëzimi i kësaj rezistence të jetë mbarëkombëtarë. Ashtu siç ndodhi me 16 shkurt, ku mijëra e mijëra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së opozitës së bashkuar, kundrejt kësaj qeverie që nuk ka më besimin e qytetarëve shqiptarë. Këtë do të bëjmë edhe me 16 mars, sepse besojmë se ka ardhur momenti që Shqipërinë ta kthejmë në shtëpinë tonë. Prandaj më 16 mars duhet të jenë mbi të gjitha gratë dhe vajzat aty si barrikadë e kësaj keqqeverisje”, tha Xhixho.

Sa janë të përfaqësuara gratë dhe vajzat në shoqërinë shqiptare?

Duhet të kuptojmë që jemi ende shoqëri patriarkale dhe nuk është e thjeshtë për një grua dhe një vajzë që të eci në Shqipëri. Ka shumë mentalitet, ka shumë stereotipe, por hapa gjigantë janë bërë. Sot padyshim që ka gra të guximshme që kanë thyer frikën, edhe që janë pjesë e vendimmarrjes, por nga ana tjetër ka dhe gra që janë në biznes, që po përballen me taksa shumë të larta dhe me mbylljen e bizneseve të tyre. Ka gra të cilat janë në arsim, edukojnë breza të tërë, por pagat e tyre janë shumë të ulëta.
Ka gra që kontribuojnë pasivisht në edukimin e fëmijëve të tyre, por përsëri janë të papuna dhe të pa trajtuara në mënyrë dinjitoze nga shteti dhe nga kjo qeveri. Qasja e kësaj qeverisje nuk është miqësore, por është agresive me gruan. Për këtë arsye kur vjen edhe tek shtëpia e grave dhe nënave, të cilat e mbrojnë me gjak siç kanë mbrojtur këto gra heroina të Unazës së Re pronat e tyre, ky mendoj se është modeli evropian që ne aspirojmë. Sepse vetëm rezistenca dhe forca jonë do të mund të krijojë të drejta dhe potenciale më shumë për gratë, për më shumë punësim, për më shumë të drejta në vendimmarrje, për më shumë mundësi për të hapur biznese dhe për të pasur më shumë mundësi për fuqizim ekonomik për gratë dhe vajzat.

A ka Lëvizja Socialiste për Integrim një draft/projekt gati kur të rikthehet në Parlament për gratë dhe për nënat shqiptare?

Padyshim që po. Kemi pasur në 2017 me “Një shans për të gjithë”, një program shumë konciz për fuqizimin ekonomi. Ne besojmë që fuqizimi ekonomik i gruas është çelësi që ajo të jetë indipendente, dinjitoze në familje, por edhe të kontribuojë në shoqëri. Pa dyshim besoj që ky është çelësi që mund të garantojë më shumë të drejta dhe një jetë dinjitoze. Edhe dhuna ndaj gruas mbetet një shqetësim shuam i madh. Shohim përditë në kronikat tuaja sesi gra vriten nga momente të çastit. Un mendoj që plaga e kësaj shoqërie, që çon edhe në ato drama është varfëria. Është varfëria dhe papunësia e skajshme e grave, por edhe e burrave, e një presioni psikologjik shuam të madh për të çuar familjen përpara që çon në këto drama sociale në të cilat ndodhemi sot.
Pa dyshim kemi shumë punë për të bërë, por rezistenca është e vetmja forcë dhe mënyrë për të thyer frikën dhe për të kthyer shtetin ligjor funksional dhe kushtetues.

Cili është mesazhi për qeverinë, për nënat dhe gratë shqiptare?

Për qeverinë është që tashmë ka rënë dhe është në ikje. Për nënat shqiptare është që të vazhdojnë të rezistojnë dhe të jenë dinjitoze, sepse vetëm rezistenca e tyre, thyerja e frikës ndaj kësaj keqqeverisje dhe qeverie e cila ka ardhur aty me vota të blera dhe jo në mënyrë legjitime, do të mund të sjellë ndryshimin e dëshiruara nga të gjithë. Një qeverisje më të mirë, më të përgjegjshme ndaj qytetarëve dhe me më pak taksa, më shumë vende pune dhe mbi të gjitha, ajo që vuajnë më shumë gratë dhe vajzat është emigracioni i fëmijëve. Dhe kjo është drama më e madhe, ku 400 mijë shqiptarë janë larguar në 4 vitet e fundit, gjë që tregon që, nëse në vitet ’90 largoheshin për një jetë më të mirë, apo për kushte ekonomike, sot edhe ato që kanë kushte ekonomike disi mesatare, dëshirojnë të emigrojnë dhe të largohen nga vendi, si e vetmja mënyrë për nje jetë më të sigurt. Unë mendoj që sot duhet të kthehemi dhe të jemi në Shqipëri, për ta ndërtuar dhe për ta mbrojtur shtëpinë tonë këtu.

Modifikuar më Premte, 08 Mars 2019 17:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...