Protestat në Roskovec e Patos, PD proteston: 50 të shoqëruar nga policia

Saturday, 09 Mars 2019 09:23

Policia e Fierit ka shoqëruar disa persona pas protestave të djeshme në Roskovec e Patos. Sipas burimeve nga PD e Fierit bëhet fjalë për 50 protestues të shoqëruar, ndërsa nga policia nuk ka ende informacione zyrtare.

Sipas Gëzim Caushit, kreu i PD Roskovec mbi 10 persona janë shoqëruar mbrëmë në Roskovec. “Protestuesi i fundit ka dalë nga policia në orët e para të mëngjesit. Aktualisht vetëm një nga protestuesit vazhdon të qëndrojë në komisariat. Bëhet fjalë për Ismail Siqecan, të cilit iu shemb magazina me gjithë furrën e bukës brenda”, tha Caushi.

Vizita e kryeministrit Edi Rama dje në Fier dhe në njësitë e tjera të këtij qarku, u prit me protesta nga banorët.

Protestuesit patën përplasje me policinë, e cila nuk lejoi që të afroheshin në takimin e kryeministrit Rama me banorët. Në Roskovec e Patos protestuesit bllokuan rrugët dhe kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...