Gazi lotsjellës mbi protestuesit/ Nishani: Një akt i rëndë i penal, do të hetohet

Saturday, 09 Mars 2019 18:19

Lidhur me protestat e opozitës së bashkuar, ku nga policia përdori gazin lotsjellës ndaj protestuesve, ish-Presidenti Bujar Nishani tha në emisionin “Kjo Javë” në News24 se ai reagim ndaj masës është një akt i rëndë i penal.

“Unë jam i bindur se do të vijë dita që ai akt do të hetohet. Unë kam qenë ministër i brendshëm në një moment delikat atë të pas zgjedhjeve të 2009. Të gjithë e mbajnë mend protestën që bënte opozita e asaj kohe, pushtet sot, para KQZ. I kemi parasysh si deputetët i hidheshin sipër policisë. Atëherë është diskutuar gjatë dhe është marrë vendimi për tu mos u përdorur gazi lotsjellës. Dhe u sulmua direkt policia e KQZ dhe u refuzua gazi lotsjellës që mund të kishte ndikim edhe te njerëz që nuk ishin pjesë e dhunës. Më 16 shkurt, nuk ka pasur asnjë tentativë për të hyrë në kryeministri. Policia ka një manual për shpërndarjen e protestave, ka forca të trajnuara, që nga elementët me ndikim emocional, te mbrojtja trupore makinat me ujë, izolimi i individëve që udhëheqin turmën. Dhe asnjë prej këtyre s’u respektua, po u shkua te neni i fundit. Te Parlamenti u dëmtuar njerëz që ishin në kafene”- u shpreh Nishani .

 “Në informacionet e mia sot, brenda radhëve të policisë së shtetit, ka një situatë problematike. Në tërësi punonjësit e policisë që e ndjekin situatën politike, ka një dekurajim të madh nga mënyra se si pushteti po kërkon ta përdorë policinë e shtetit apo tentativë për të infiltruar edhe individë jashtë policisë së shtetit nën uniformën e policisë së shtetit. Dhe ato koka të nxehta që tentojnë të bëjnë këto akte unë them të tërhiqen sa më parë sepse këto nuk kanë funksion as kur ka qenë diktatura dhe jo më tani kur pushteti është në prag të ndryshimit dhe të ndërrimit të poltronëve.”- deklaroi Nishani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...