Rekomandimi i fundit i Knutit pas dy shisheve verë me zv. ministren

Hënë, 11 Mars 2019 13:18

Knuti shfaqet sërish. Kësaj rradhe pas një darke të këndshme me zv.ministren e Drejtësisë ai bën thirrje për reformat ë forta. Rekomandimi i fundit i Knutit ka ardhur pas dy shisheve me verë me Teutën.

Lexojeni çfarë thotë Knuti pas drekës me Teutën

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, si dhe delegacioni i BE-së që e shoqëroi pak kohë më parë në Tiranë, kritikoi opozitën për vendimin e djegies së mandatave. Kritikat e tij u adresuan kryesisht ndaj LSI, por pati edhe kundërpërgjigje të ashpra nga opozita kundrejt Fleckenstein.

Teuta Vodo, Zëvendësministre e Drejtësisë, pas një dreke pune sot me Knut Fleckenstein ka konfirmuar vendosmërinë e qeverisë se nuk ka do të ketë asnjë hap pas, pavarësisht kërkesave të Opozitës, raporton afp.al.

“Kënaqësi e veçantë diskutimi me Knut Fleckenstein sot mbi ecurinë e mëtejshme te së ardhmes tonë , e cila kërkon dialog dhe bashkëpunim.”

“Përkushtimi që kemi treguar deri më sot për t’i shërbyer identitetit tonë nuk do të kthehet asnjë hap mbrapa. Kemi treguar angazhim dhe do të vazhdojmë ta bëjmë punën tonë drejt me këmbëngulje, me ndihmën dhe mbështetjen e miqve tanë ndërkombëtarë,” – theksoi Hodo, teksa është shoqëruar edhe në një drekë nga Knut Fleckenstein.

Kujtojmë se BE dhe SHBA përveç kritikave për djegien e mandatave, thuajse e kanë kaluar në plan të dytë debatin apo krizën politike në vend, duke e përqëndruar të gjithë fokusin e tyre te Reforma në Drejtësi, për të cilën drejtuesit e ministrisë përkatëse duhet të udhëtojnë shpesh e të japin llogari para Brukselit, si kushti kryesor dhe kyç i Shqipërisë në aderimin drejt familjes së madhe europiane. RD

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...