Mandate të vjedhura dy herë

E mërkurë, 13 Mars 2019 10:02

Nga Qamil Xhani –

Skenari që po zhvillohet këto ditë me zëvendësimin e deputetëve që dogjën mandatin, nga mazhoranca dhe nga ndonjë ndërkombëtar po cilësohet si një proces i ligjshëm. Në fakt, pas daljes në rrugë të opozitës, protestave dhe shkëputjes së çdo marrëdhënie institucionale me qeverinë, ajo që po ndodh mund të quhet vetëm vjedhje deputetësh. 12 emrat që pranuan të luajnë lojën e qeverisë mund të kenë mijëra arsye personale se përse zgjodhën të jenë në Kuvend. Por sado qëndrime në dukje parimore, sado shqetësim të kenë për stabilitetin dhe dëgjimin e zërit të tyre në Kuvend, ky është shërbimi më i keq që po i bëjnë pikërisht stabilitetit dhe demokracisë. Edhe pse po tallen me opinionin duke folur për parime, shijen e pazareve me euro apo lekë, presioneve apo shantazheve nuk e heqin dot nga mendja e opinionit. Është një damkë që po i vendosin vetes jo vetëm këto ditë, por që do t’i ndjekë pas gjatë gjithë jetës, sepse karrierën politike duket që nuk do ta kenë shumë gjatë.

Ndërsa PS dhe mediat afër saj po i përgëzon çdo ditë për aktin “historik” që ndërmorën, në fakt deputetët zëvendësues nuk kapën dot as standardin e Sali Rexhepit të vitit 1996. Të paktën Sali Rexhepi kandidoi në sistemin mazhoritar përballë pushtetit të asaj kohe dhe kishte vetëm detyrim moral ndaj PS, pasi votat i kishte marrë në emër të tij dhe jo të partisë. Ndërsa 12 e ca deputetët e sotëm, kanë kandiduar për siglat e partive dhe kanë detyrim të zbatojnë vendimet e forcave politike që i kanë zgjedhor. Si individë politikisht nuk përfaqësojnë asnjë vlerë, pasi edhe në lista ishin renditur aq poshtë, sa shumica e elektoratit të partive nuk i njeh.

Ndaj është fyese për elektoratin e opozitës PD-LSI, kur zëvendësuesit deklarojnë se do të përfaqësojnë në Kuvend zërin e opozitës. Nëse do të ishin vërtetë deputetë të opozitës, nuk do hynin në Kuvend me autoambulanca dhe të fshehur pas policisë, në kohën që qytetarët protestojnë para Kuvendit. Nëse do ishin deputetë të opozitës do të ishin në protesta dhe jo duke kaluar nga paradhoma e qeverisë për të hyrë në Kuvend. Kur opozita vendos, jo pa kosto politike, të dalë në rrugë kushdo që është militantë dhe përkrahës i saj ka vetëm një variant, ta ndjek pas. Ata që i dalin përballë dhe i bëjnë karshillëk duke thënë se opozita e re jemi ne, në fakt nuk janë gjë tjetër veçse shtojcë e qeverisë.

Kjo lëvizje e mazhorancës ka nisur si goditje ndaj PD dhe LSI, vetëm sa po vërteton gjithë shqetësimet që ka ngritur këto vite opozita reale. Prej kohësh kjo qeveri është denoncuar si autore e kapjes së gjithë institucioneve dhe shoqërisë, duke nisur nga drejtësia, biznesi, mediat dhe shoqëria civile. Me atë që po ndodh këto ditë në Kuvend, po konfirmohet para syve të gjithëve dhe akti final i kapjes së shtetit, mazhoranca arriti të blejë dhe “opozitën” e re në Kuvend. Sado i rëndë që të duket ky fakt, të paktën po shërben për të ndërgjegjësuar dhe njerëzit e fundit që besonin te Edi Rama. Djegia e mandateve ja vlejti për të kuptuar se gjithë ajo që shitej si Rilindje dhe ndërtim i shtetit, në fakt është vetëm fasada e një qeverie dhe grupi oligarkësh që kontrollojnë çdo gjë. Së fundi edhe të ashtuquajturën “opozitë parlamentare”. Kandidatë që në datën 5 mars deklarojnë në mitingje se nuk pranojnë mandatin dhe do rrëzojnë Edi Ramën dhe në datën 10 shkojnë bëjnë betimin si deputet, janë prova më e mirë se kjo mazhorancë ka vënë në lëvizje çdo burim ekonomik për të ngritur një “opozitë” të klonuar në Kuvend.

Këtë shfaqje të shëmtuar po e lejojnë në mënyrë absurde dhe ndërkombëtarët. Me qëndrimet që ata po mbajnë ndaj fenomenit të deputetëve të rinj, indirekt nuk po mbështesin zbatimin e ligjit, por vjedhjen e mandateve.

Mes shumë skandaleve, kjo mazhorancë do të mbahet mend si shumica që vodhi dy herë zgjedhjet. Një herë në vitin 2017 kur mbushi kutitë me vota të blera dhe me kërcënimin e krimit mori mandatet qeverisëse. Dhe hera e dytë, tani, kur po mbush Parlamentin me deputetë të blerë. Në thelb është e njëjta skemë dhe i njëjti qëllim, të mbajnë pushtetin me çdo kusht. Negociatat mes Qeverisë dhe deputetëve të rinj të “opozitës” nuk ndryshojnë shumë nga ato të Vangjush Dakos me Niçen e Shijakut për blerjen e votave. Vetëm pazari duhet të jetë më lartë. kohajone

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...