Diaspora hedh poshtë samitin e qeverisë: Ja pesë kërkesat tona

E mërkurë, 13 Mars 2019 12:17

Një grup shqiptarësh të diasporës, pjesë e Komunitetit Global Shqiptar, kanë hartuar një peticion për kryeministrin Rama, në lidhje me angazhimin e komuniteteve të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit në çështjet e diasporës.

Në këtë peticion, ata pranojnë se qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa pozitivë, por që janë të pamjaftueshme. Ata thonë se gjatë Samiteve të Diasporës, nuk janë angazhuar seriozisht pjesëtarët e diasporës, sikundër shprehen të zhgënjyer për etiketimin e komunitetit si “kazan”.

 “Pavarësisht se situata është përmirësuar disi, duke marrë parasysh që  tani  kemi një Ministri të Diasporës, qeveria juaj nuk ka treguar “kulturë bashkëpunimi”, ndryshe nga dëshira e treguar nga ana jonë. Pavarësisht nga përpjekjet tona për më shumë bashkëpunim, as edhe një grup pune zyrtar i përbërë nga përfaqësues të diasporës nuk është angazhuar nga qeveria juaj në hartimin e Strategjisë Kombëtare Shqiptare të Diasporës […] Deklarata juaj në Samitin e Diasporës ku e cilësoni një pjesë të komunitetit tonë si “kazan” ishte ofenduese dhe e papranueshme.  A mendoni se Bashkësia Shqiptare Globale është e paaftë të kontribuojë me ide pozitivë?  A mendoni se diaspora duhet të jetë vetëm një audiencë dhe jo një pjesëmarrëse në vendimmarrje? Ndoshta ju nuk mendoni kështu, por veprimet apo mosveprimet tuaja flasin qartë.  Ne mendojmë se diaspora ka shumë për të ofruar në këtë aspekt”, shkruhet në peticion duke shtuar se shpenzimi i 600,000 dollarëve për një aktivitet si Samiti i Diasporës, shumë që është e barabartë me gjysmën e buxhetit vjetor të Agjencisë së Diasporës, është e papranueshme.

Komuniteti Global Shqiptar ka pesë kërkesa kryesore, duke e nisur me kërkesën që Ministri i Diasporës t’i përgjigjet me shkrim letrave dhe kërkesave të përfaqësuesve të diasporës dhe të mos injorohen, çdo Samit i ardhshëm i Diasporës të organizohet nga Bashkësia Shqiptare Globale me bashkëpunimin e qeverive, Këshilli Koordinues i Diasporës të jetë gjithëpërfshirës etj.

Peticion i Diasporës Shqiptare

Rekomandime, 12 Mars 2019

Ne dëshirojmë të bëjmë pesë rekomandime, ndërkohë që mbetemi të gatshëm  ë diskutojmë çështje të tjera:

Ministri i Shtetit për Diasporën t’u përgjigjet me shkrim letrave dhe kërkesave të dërguara nëpërmjet postës elektronike nga përfaqësues të ndryshëm të diasporës, dhe mos t’i injorojë përgjithësisht ato siç ka bërë deri tani.

Çdo Samit i ardhshëm i diasporës duhet të jetë mbarëshqiptar dhe duhet të organizohet nga Bashkësia Shqiptare Globale me mbështetjen e qeverive të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi.

Një grup pune prej 15-20 personash, të zgjedhet nga organizatat udhëheqëse të diasporës së bashku me Ministrinë e Shtetit për Diasporën, Agjensinë Kombëtare të Diasporës dhe Ministrinë për Diasporën në Kosovë.

Ky grup pune të përbëhet nga udhëheqës dhe ekspertë të diasporës për të punuar së bashku me institucionet qeveritare sipas kushteve të paracaktuara për të garantuar përfshirjen e mendimeve të diasporës në politikat e qeverisë.

Ky grup pune duhet të ketë një përbërje të barabartë midis përfaqësuesve të qeverisë dhe diasporës dhe të përfshijë përfaqësues të qeverive të Kosovës, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi të angazhuar në çështjet e diasporës.

Çështjet kryesore që rekomandojmë të trajtohen, përfshijnë:

(i) Të drejtën e votimit për diasporën;

(ii) Zhvillimin e rrjeteve të ndryshme profesionale për të lidhur diasporën shqiptare me Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e tjera në rajon;

(iii) Zhvillimin e një politike të qartë për nxitjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Deri më sot, qeveria shqiptare nuk është përpjekur zyrtarisht të marrë mendimin e diasporës rreth zbatimit apo rishikimit të Strategjisë Kombëtare për Diasporën dhe Planin e Veprimit. Ne rekomandojmë që konsultimet me grupin e punës dhe mbledhjet me diasporën të bëhen pjesë e pandashme e zbatimit dhe strategjisë.  Në të ardhmen ne duhet të kemi vetëm një strategji të përbashkët për të gjitha vendet e rajonit për të pasqyruar faktin se ne jemi një diasporë shqiptare, dhe të krijohen institucione të përbashkëta për të arritur këtë qëllim, sipas nevojës.

Këshilli Koordinues i Diasporës, siç është propozuar aktualisht në legjislacionin shqiptar, është vetëm për Shqipërinë dhe duhet të rishikohet. Ne rekomandojmë krijimin e një Këshilli Global të Diasporës mbarëshqiptare, duke përfaqësuar të gjitha vendet e origjinës në Ballkan (Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë Veriore, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, Medvegjën dhe Bujanovcin). Krijimi i Këshillit Koordinues të Diasporës duhet të shtyhet, derisa grupi i lartpërmendur i punës të mund t’i shqyrtojë tërësisht të gjitha alternativat në mënyrë  gjithëpërfshirëse.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...