“Është parlament monist, masa elektorale shqiptare është pluraliste. Opozita e vetme është jashtë Parlamentit”.
Nuk ka asnjë vlerësim Tritan Shehu për profilet që kanë zëvendësuar deputetët e opozitës në Parlament, madje deklaron se “nuk pyes sa shumë është numri i tyre, sepse nuk kane asnjë mesazh politik. Ne vazhdojmë të jemi deputetët e njerëzve që na kane votuar”.
Shehu pohon se vendimi për djegien e mandateve ka pasur vend për shumë diskutime, sepse “vendime të tilla kanë nevojë për meditim”, por sipas tij në fund ishte zgjedhja më e duhur për të përfaqësuar krizën që po kalon vendi.
Një krizë dhe një vendim që nuk janë perceptuar si të tilla nga faktori ndërkombëtarë. “Unë e mirëkuptoj faktorin ndërkombëtar”, thotë Shehu, duke shtuar se “ne nuk prisnim duartrokitje”.
Por thekson edhe rrugëtimin, ku duhet vazhduar “puna për të sqaruar ndërkombëtarët për këtë lëvizje”, i bindur që “janë njerëzit dhe pjesëmarrja e madhe që do t’i bindin për vendimin që morëm”.