Ministri gjerman ja thotë në sy të dërguarit të Ramës: Nuk mbështesim ndarjen e Kosovës

E Enjte, 14 Mars 2019 14:33

Pas takimit në Berlin me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth flet për përshtypjet pozitive nga takimi e rrezikun që sjell polarizimi politik. Duke folur për krizën politike ai bën thirrje për kosensus dhe dialog mes palëve.

Por vizita e zëvendësministrit Cakaj ka pasur si qëllim dhe diskutimin e ideve për ndarjen e Kosovës. Në këtë pikë, Roth ka qënë i qartë: “Biseduam edhe për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, dhe e bëra edhe njëherë të qartë se Qeveria Federale e hedh poshtë mundësinë e shkëmbimeve territoriale si një opcion tejet të rrezikshëm”.

Deutsche Welle: Ministër i Shtetit Roth, ju u takuat për herë të parë me Z. Cakaj, në rolin e tij si ministër i jashtëm i Shqipërisë në detyrë. Cilat ishin përshtypjet tuaja?

Fitova një përshtypje pozitive për kolegun e  ri. Ai është një politikan shumë profesional dhe shumë kompentent në biseda. Bëra të qartë edhe një herë se edhe ne i vlerësojmë përpjekjet e deritanishme për reforma. Sidomos në reformën e gjyqësorit. Vettingu është një model unik për pastrimin e tërë sistemit të drejtësisë nga korrupsioni. Bëra edhe njëherë të qartë se nevojiten reforma të mëtejshme, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe në luftën kundër krimit të organizuar. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që reformat duhet t’i komunikohen mirë publikut evropian. Folëm edhe për politikën e brendshme. Polarizimi ndërmjet opozitës dhe qeverisë nuk është një fenomen shqiptar, por e konstatojmë me keqardhje edhe në shumë vende të tjera në tranzicion.

E konsiderojmë të papërgjegjshëm bojkotin e parlamentit nga partitë opozitare. Sepse nuk është vetëm bojkot kundër parlamentit ose i qeverisë, por edhe ndaj demokracisë. Parlamenti është vendi, ku duhet bërë debati. Kam frikë se  atmosfera është helmuar aq shumë sa që nuk do të ketë më dialog mes partive të opozitës dhe qeverisë, edhe pse ky dialog është shumë i nevojshëm.

Biseduam edhe për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, dhe e bëra edhe njëherë të qartë se Qeveria Federale e hedh poshtë mundësinë e shkëmbimeve territoriale si një opcion tejet të rrezikshëm.

Opozita akuzon qeverinë  se i ka blerë votat në zgjedhjet e mëparshme, prandaj e quan parlamentin jolegjitim. Cili është qëndrimi juaj këtu?

Akuza duhet të bëhen me anë të institucioneve të shtetit të së drejtës. Si mund të bëhen ndryshe? Shteti i së drejtës nuk mund të anashkalohet duke ndalur punën në parlament. Demokracia nuk funksionon në këtë mënyrë.

 A e rrezikon gjendja aktuale në Shqipëri çeljen e negociatave me të anëtarësimit në BE?

Unë do të dëshiroja që, edhe nëse grindja është nevojshme, të mos dilet nga tema. Debati është elikzir i një demokracie të gjallë. Por është e rëndësishme që të ketë mirëkuptim thelbësor në disa çështje, pavarësisht se kush është në opozitë e kush në qeveri. Aty përfshihen çështjet kushtetuese, çështjet zgjedhore dhe, për mua, çështjet e afrimit me BE. Këto çështje duhet të mbështeten nga një konsensus i gjerë politik. Dhe sigurisht, konflikte të tilla kanë një efekt paralizues, sepse ato gjithashtu prodhojnë tituj negativë në media. Nga ana tjetër, reformat mund të fillojnë vetëm nëse vendosen në parlament.

Qarkullojnë fjalë se Maqedonia e Veriut mund ta merrte dritën jeshile për bisedimet, por jo Shqipëria. I keni dëgjuar edhe ju këto përsiatje?

Jo, këtë nuk e kam dëgjuar ende. Por këtu procedura është shumë e qartë: raporti i progresit të Komisionit Evropian do të publikohet më 29 maj. Vitin e kaluar, në qershor, ne e shqyrtuam çështjen e anëtarësimit në BE me shumë dashamirësi si për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut. Por nuk do të ketë automatizma. Vendimi ynë do të bazohet te raporti i Komisionit. Në rastin e Gjermanisë fjalën e fundit e ka Bundestagu.

Pra, gjithçka është e hapur?

Gjithçka është e hapur. Është ende në proces. Në muajt e ardhshëm mund të vazhdohet me reforma të rëndësishme. Sa më shumë reforma që të ketë në në muajt e ardhshëm dhe sa më shumë parti të marrin pjesë në to, aq më e dobishme është kjo për vendimin pozitiv.

Modifikuar më E Enjte, 14 Mars 2019 14:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...