Dy ditë para protestës së opozitës, përpara Kryeministrisë, mësohen detaje të reja. Ajo do të jetë pa fjalime, ndërsa ende nuk ka një orar se sa do të zgjasë. Jorida Tabaku duke folur në Abc News tha se protesta do të ketë “forcën e numrave“.
“Protesta do nisi në 11 dhe do mbarojë kur të shikohet e arsyeshme se mbaron. Nuk do jetë 1 orë ose dy orë, nuk do ketë fjalime”.
E pyetur nëse protesta do të jetë e dhunshme, Tabaku sqaroi se PD vjen në pushtet me zgjedhje të lira dhe jo me dhunë, por se çfarë ndodh me njerëzit e irrituar është jashtë kontrollit të çdokujt.
“PD nuk merr me forcë asgjë, PD vjen në pushtet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk di se çdo ndodhë me njerëzit e irrituar. Ne protestojmë me forcën e numrave. Ne nuk do bëjmë kurrë asgjë, nëse kordoni i policisë hapet vetë dhe njerëzit e irrituar mund të kenë ballafaqim momental është jashtë kontrollit të çdokujt”.
Sa i takon zërave për ngritje të një çadre të opozitës, Tabaku theksoi se PD nuk do të sjellë diçka që është sjellë në të shkuarën. Nga ana tjetër autoritetet kanë marrë masa. Sheshi përpara Piramidës është rrethuar me skela, ndërsa një strukturë mbrojtëse është krijuar dhe në derën qendrore të Kryeministrisë