Basha: Deputetët e rinj u shitën dhe blenë si të ishin bagëti

Premte, 15 Mars 2019 11:51

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar takimin e radhës me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Durrësit, të cilët i ftoi të marrin pjesë në protestën e 16 marsit. Nga Durrësi ku zhvilloi një takim me studentë e pedagogë të universitetit, kryedemokrati Lulzim Basha tha se ka marrë fund koha kur një njeri sundonte vendin me 5 kriminelë. Basha ftoi të rinjtë për një pakt kombëtar për shembjen me themel të këtij regjimi dhe jo vetëm për ndërrim pushtetesh.

 


“Kurrë nuk u shfaqën në interpelenca për të dhënë llogari dhe sabotuan komisionet hetimore, erdhi momenti për të marr një vendim të madh, Durrësi s’mund të rri në krah të Rrahjas e Cyrbes, por në krah të rinisë. Propoganda e Ramës se të gjithë janë njësoj vdiq. Nuk jemi të gjithë njësoj, ai solli kriminelët ne i nxorëm jashtë. Ai futi ekonominë në kolaps në lavatrice të parave të pista. Ishim të qartë kur i dhamë fund fasadës e parlamentit të krimit. Këto janë faktet, këto janë të vërtetat dhe kusho që do të gjejë sebep për t’u rreshtuar në krah të këtij ‘gjysmagjeli’ renditet kundër interesave të Shqipërisë e shqiptarëve. Provokimet me këta të mjerë do të marrin përgjigje nga opozita duke filluar nga e shtuna me protestën e madhe.

Koha kur vendin e sundonte një njeri me 5 kriminelë ka marrë fund, dhe nuk ka kthim pas deri në fitoren e sovranit, fitoren e rinisë e studentëve shqiptarë. Beteja që kemi nisur nuk është e lehtq. Largimi i Ramës është vetëm fillimi, duhet të largojmë të gjithë ata që u bënë pjesë e zhvatjes së Shqipërisë, paratë e grabitura duhet t’ja kthejmë qytetarëve, pensionistëve, shëndetësisë e faktulteteve. Duhet të sigurojmë që vendi të ketë institucione që askush mos marrë më peng të ardhmen, mos detyrojë shqiptarët të ikin nga shtëpitë e tyre, e për këtë na duhet ndihma juaj. Unë kërkoj sot ndihmën tuaj të rinisë, të bëjmë një pakt komëbtar për shembjen me themel të këtij regjimi. Në Europë praktika është e qartë, studentët janë pjesë e vendimmarrjes, po për këtë duhet të demokratizojmë universitetet nuk mjafton thjesht më shumë buxhet për universitetet.

Pa eufori po me vendosmëri do vijojmë këtë betejë për ditë. Opozitën e keni në krah të zhveshur nga cdo pushtet, mandat e privilegj. Ky ndryshim nuk mund të jetë vetëm rrotacion karrigesh duhet ta ndjeni ju. Rruga e Europës ka vetëm një pengesë, Rama dhe pakti i tij me krimin. Në Europë kur qeveria kapet duke vjedhur ikën qeveria dhe jo shqiptarët prej Shqipërisë. Ju ftoj më 16 mars, të jemi të gjithë bashkë në një takim me historinë, na thërret ëndrra jonë, ëndrra juaj për Shqipërinë si Europa.” - tha Basha.

Ndërsa komentoi edhe vendimin e disa deputetëve në listat e opozitës që pranuan të marrin mandatin e deputetit si dhe të atyre që refuzon ta djegin. Basha u shpreh se deputetët e rinj u shitën dhe blenë nga qeveria si të ishin bagëti në tregun e Milotit.

“Shikoni si i trajton deputetët, si bagëti që shiten e blihen si në pazar të Milotit. A ka shenjë më të qartë të degradimit të këtij pushteti, sesa shit-blerja, e të ashtuquajturve deputetëve të opozitës së re si të ishin bagëti. Protesta e studentëve solli më herën pranverën dhe i parapriu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin. Zot në shtëpinë e Shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët. Rama u kap Në flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg. Dako u pasurua në kurriz të qytetarëve.”- tha Basha.

Modifikuar më Premte, 15 Mars 2019 12:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...