Nga Londra në protestë, Hasani: Do ta bëjmë zërin tonë të dëgjohet fuqishëm

Premte, 15 Mars 2019 18:18

Në protestën e nesërme të opozitës do marrin pjesë edhe përfaqësues nga diaspora. Në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, ishte i ftuar kreu i PD-së në Londër, Naim Hasani i cili deklaroi se ka ardhur enkas për këtë protestë.

“Vij nga Anglia për protestën, nesër Shqipëria do ndahet nga vjedhja, mashtrimi dhe manipulimi. Do ta bëjmë zërin tonë të dëgjohet fuqishëm në mënyrë paqësore”,- tha ai.

Sipas tij ka ardhur koha që shqiptarët të mos i përfaqësojnë më në Parlament njerëz të lidhur me krimin dhe që ulen aty falë votave të blera.

“Ne presim nesër që shqiptarët të flasin qartë me zërin e demokracisë. Duam përfaqësim real në Parlamentku askush nuk duhet kurrë të pretendojë të marrë një post me vota që shiten e blihen. Kështu nuk na hapet kurrë dera e Evropës. Është politika ajo që na ka detyruar edhe neve të largohemi nga vendi ynë. Sa më shumë larg vendit tënd të rrish aq më shumë të shtohet atdhedashuria”, vijoi ai.

Hasani tha se është e nevojshme që në Shqipëri të bëhen disa ndryshime në Kodin Zgjedhor. Ai shprehu mendimin se se deputetët duhen zgjedhur përmes një sistemi proporcional.

Ardhjen e PD-së në pushtet e sheh si të vetmen mundësi, që siç tha, politika të ndahet nga krimi.

“Ardhja e PD në pushtet për një arsye madhore, që politika në Shqipëri të ndahet nga krimi. Një deputet që ka pasuri marramendëse duhet parë si e ka vënë në një kohë që ne jashtë as që mund ta ëndërrojmë me punë e profesione shumë të mira. Kurrë më vota e shqiptarëve as do shitet dhe as do blihet”,- u shpreh Hasani ndër të tjera.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

Politikë

“Kadare shenjtor i çështjes kombëtare”, botuesi Balliu: Personazh po aq i madh sa vepra e tij. Do mbetet shkrimtar i përbotshëm

    Botuesi i njohur Fahri Balliu, njëkohësisht dhe mik i shkrimtarit Ismail Kadare, që ndërroi jetë ditën e sotme, tha se Kadareja ishte shenjtor i çështjes kombëtare. Balliu tha se Kadare...

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...