Edmond Tupja për kryeministrin Rama: Diktatorët nuk kanë kohë të lexojnë, mendojnë për të ardhmen e lumtur

Premte, 15 Mars 2019 19:04

Edmond Tupja foli pasditen e sotme në Fax News për qëndresën e teatrit, protestën e studentëve por nuk pa përmendur edhe ngërçin politik të krijuar në vend.

Gjatë fjalës së tij Tupja përmendi shpesh se nuk ishte fallxhor dhe as analist profesionist, mendimet e tij jepeshin si një analist amator.

I pyetur nga gazetarja për tryezën e rrumbullakët mes artistëve, kryesisht ata që i kanë bërë qëndresë rrezimit të Teatrit, dhe kreut të opozitës, Tupja është shprehur se gjithçka ka qënë larg politikës.

“Unë mendoj se Aleanca për Teatrin ka qënë e para që ka qëndruar jashtë politikës, në fillim nuk ishte fjala ishte Teatri. Kjo ngjarje i dha shkas vazhdimit të qëndresës ndaj qëndrimit të kyeministrit Edi Ramës.”– tha Tupja.

Sa i përket studentëve, publicisti mendonte se ekselentët u blenë nga Kryeministri, u manipuluan dhe nuk kishin unitet.

Ndërkohë Edmond Tupja, ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e nesërme, “do marrë pjesë në protestë dhe do protestoj për solidaritet me studentët, Teatrin dhe popullin që po e ngre zërin”

Gjatë intervistës nuk është përjashtuar as rasti i dhunës në protestë. Sipas tij nuk do të jetë e nxitur nga opozita por nga gjendja aktuale e popullit shqiptarë. “Unë nuk jam fallxhor por njërzit janë të mbingarkuar, ka njerëz që marrin bukë me listë ata shpërthejnë më shumë. Në protestë gjithçka tolerohet sepse njerëzit nuk mund të kontrollohen.”

Sa i përket Kryeministrit Rama nëse lexon apo jo mesazhet e qytetarëve të cilët janë të mbingarkuar nga gjendja ekonimike dhe sociale, publicisti ka zgjedhur ti përgjigjet pa shumë koment: “Diktatorët nuk kanë kohë të lexojnë, mendojnë për të ardhmen e lumtur.”

Modifikuar më Premte, 15 Mars 2019 19:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...