Pas arrestimit të djali flet ish-deputeti demokrat: Ja si ma qëlluan djalin para syve

Saturday, 16 Mars 2019 18:16

Policia e Edi Ramës dhe Sandër Lleshjat, ka filluar reprezaljen ndaj gjithë qytetarëve shqiptarë të cilët ishin pjesë e protestës më të madhe që u zhvillua ditën e sotme në Tiranë.

Kreu i PD-së së Fierit, Luan Baçi ka folur para kamerave pasi ka dalë nga ambientet e policisë, ku u shoqërua sëbashku me djalin e tij Bruno Baçin.

Ish-deputeti demokrat tha para mediave se pas proteste ka marrë me qindra telefonata nga qytetarët e Fierit të cilit deklaronin se po dhunoheshin dhe po arrestoheshin forcërisht nga njerëz me dhe pa uniformë.

Baçi tha se kjo është një hakmarrje e pastër e Ramës, por as ai dhe as dhuna e policisë nuk do të mund ti ndalojnë qytetarët që të dalin në protestë.

Ai tregoi se pak para ndalimit, djalin e tij persona civilë e kanë qëlluar dhe kanë tentuar ti marrin telefonin nga duart, pasi po filmonte dhunën policore mbi qytetarët.

‘Pas mbarimit të protestës pata disa telefonata, ku qytetarët më thoshin se po na marrin forcërisht me dhunë policia. Kur shkova atje pashë kaos të vërtetë. Djalit i thashë filmo, vetë shkova tek policia dhe ju kërkova se përse po arrestojnë qytetarët, pastaj pashë djalin e gjakosur, dhe pyeta kush e goditi. Morën djalin dhe e hipën në makinë, hipa dhe unë në makinë, dhe aty më shoqëruan dhe mua brenda. Frika i ka hyrë në palcë Edi Ramës dhe mendon se me terror ndaj gjithë qytetarëve, do të kufizojë të drejtat tona për të marrë pjesë në protestë, por ta dijë mirë se nga Fieri do ti ketë përballë çdo ditë qytetarët. Policia ka marrë dhe një person me mbiemër Delibashi, të cilin e kanë marrë me dhunë, ai është i sëmura. Kanë futur në burg qytetarë të ndershëm dhe i kanë dhunuar. Nuk besoj se ka vend në biruca për të na futur të gjithëve në burg’, deklaroi Baçi.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...