Si po e keqpërdor Delegacioni i BE, mbështetjen e shqiptarëve

Hënë, 18 Mars 2019 09:42

Gati në të gjitha deklaratat e fundit për shtyp të Delegacionit të BE-së në Tiranë shkruhet se: “93 përqind e qytetarëve shqiptarë” mbështesin integrimin në BE. Kjo shifër ka dalë nga sondazhi i opinionit publik i Komisionit Evropian, Eurobarometri. Në këtë sondazh të opinionit publik janë intervistuar një mijë qytetarë shqiptarë. Ato janë pyetur:

"Duke folur në mënyrë të përgjithshme, a mendoni ju se integrimi i vendit në BE është diçka: E mirë / E keqe/ Nuk e di?"

Sipas gjetjeve të sndazhit, 93 përqind e të intervistuarave janë përgjigjur se “duke folur në mënyrë të përgjithshme, anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të ishte diçka e mirë”, shkruan Exit.al.  Kjo do të thotë se bazuar në sondazhin e besueshëm, nga 2,93 milionë shqiptarë, 93 përqind e tyre plus/minus 2 përqind pajtohen me këtë gjetje. Deri këtu jemi në rregull.

Image

Por, ka një diferencë të madhe ndërmjet matjes dhe përdorimit. Dhe mënyra në të cilën Delegacioni i BE-së në Tiranë po përdor gjetjet sondazhit nuk respekton aspak termin e përdorur në pyetësor “duke folur në përgjithësi”.

Për shembull, në deklaratën e fundit për denoncimin e vendimit të opozitës për të lënë mandatet në shenjë proteste kundër kapjes së shtetit nga krimi dhe nga korrupsioni, Delegacioni i BE-së në Tiranë shkroi:

“Ashtu siç kemi deklaruar edhe më parë, konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe ndikon në integrimin e vendit në BE – një perspektivë që e duan plotësisht 93% e qytetarëve shqiptarë”.

Është krejtësisht e pavërtetë se 930 nga 1,000 shqiptarë të intervistuar në vitin 2018 për Eurobarometrin plotësisht pajtohen me deklaratën, “ashtu siç kemi deklaruar edhe më parë, konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe ndikon në integrimin e vendit në BE,” nënvizon Exit.al.

Ata asnjëherë nuk janë pyetur nëse lënia e mandateve nga opozita pengon ose jo demokracinë dhe integrimin e vendit. Në fakt, nëse marrim për të mirëqenë se opozita përfaqëson qytetarët të cilët votojnë për të, kjo do të thotë se gati gjysma e votuesve e mbështesin vendimin e opozitës për të lënë mandatet, pavarësisht pengimit të procesit të integrimit në BE.

E vërteta është se: preferencat nuk janë absolute — sikurse do të dëshironte Delegacioni i BE-së — por relative.

Deklaratat e njëpasnjëshme të autokratëve, në mbrojtje apo në kundërshti të një vendimi politik tregojnë keqkuptimin thelbësor të asaj çfarë përfaqëson gjetja e Eurobarometrit: një qendrim të përgjithshëm kundrejt BE-së, i cili nuk mund të përdoret në funksion të ndjenjave specifike mbi situatën aktuale politike në vend.

Por, fatkeqësisht kjo është ekzaktësisht çfarë Delegacioni i BE-së në Tiranë – në mënyrë të pasinqertë—po përpiqet të bëjë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...