Policia terror në 'Astir', arreston banorët

Hënë, 18 Mars 2019 17:59

Forcat e policisë së komisariatit numër 6 në kryeqytet kanë shoqëruar për më shumë se 2 orë 6 banorë të Unazës së Re pas bllokimit të rrugës dhe djegies së gomave pasditen e të dielës.

Të shoqëruarit ishin Lutfi Kastrati, Dorjan Protoduari, Gëzim Sadikaj,Ilir Katiraj, Lindita Protoduari dhe avokati i tyre Artan Manushaqe.

Pas lirimit, avokati i banorëve tha se letra që i iu dërgua banorëve për tu marrë në pyejte ishte e pavlefshme. Ai tha se banorët do të vazhdojnë të protestësojnë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

"Jemi në vazhdën e urdhrave politik të shoqërimit në polici nga Edi Rama. Na është dërguar një letër për tu pyetur për rrethanat dhe faktet për ngjarjen e datës 17 sepse janë djegur disa goma. Dokumenti që është dërguar i është përcaktuar vetëm baza ligjore dhe jo objekti i kërkimit. Pra nga pikëpamja ligjore edhe njoftimi është i pavlefshëm.

Banorët e unazës së re do jenë në këmbë dhe nuk do kenë frikë. Do jemi në këmbë tek unaza e re, te protestat në parlament derisa Rama të ikë.

Derisa të largohet Edi Rama ne do të jemi në shesh.

E kuptojmë presionin që po ushtrohet nga Edi Rama. O ne do të ikim nga Shqipëria ose ju do të shkoni në burg".

Ndërkohë ish-deputeti Klevis Balliu tha se kjo që po i bëhet banorëve të Unazës së Re është presion që po i bëhet banorëve.

Balliu: Është një presion, janë thirrur disa herë në rajone të ndryshme policie. Mendoj që është një formë e turpshme presioni. Është një dhunë psikologjike përveç asaj fizike. Nuk do të stepemi nga protestat derisa të anulohet projekti. Të anulohet projekti dhe protestat e banorëve të unazës ndalohen. Unë kam bindjen se projekti do të bjerë.

Banorët të shoqëruar që në orën 15:00

Ndërkohë familjarë të personave të shoqëruar janë mbledhur jashtë komisariatit dhe po protestojnë.

"Që prej orës 15:00, 6 banorë të Unazës së Re janë shoqëruar në komisariatin numër 6 për djegien e gomave. Tre prej banorëve janë liruar para pak minutash, ndërsa 3 të tjerë po merren ende në pyetje" informoi gazetari i Tv Ora, Besar Bajraktaraj.

Sipas familjarëve, shoqërimi i tyre është bërë për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike nga ana e tyre dhe krijimit të panikut në zonë.

Modifikuar më Hënë, 18 Mars 2019 18:55
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...