E shkarkuan nga puna/ Dylgjeri mesazh “special” për ministren

Tuesday, 19 Mars 2019 18:09

Një ditë pas shkarkimit të tij nga vendi i punës, si specialist në Agjencinë e Trajtimit të Koncensioneve, gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar sërish.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale gazetari ka një mesazh edhe për, “stafin ekzekutiv të urdhrit”, të cilët ai i cilëson si matrioshka ruse.

Gjithashtu Dylgjeri ka një mesazh edhe për ministren Anila Denaj.

Postim i plotë

Stafit ekzekutiv të Urdhërit

…Kam edhe një falenderim për Komisionin e Disiplinës që morri Vendim për pushimin tim nga puna, e veçanërisht për Ju Geraldinë :

Meqë u sollet si matrioshkat ruse, ku njëra hyn te tjetra, Ju falenderoj për kontributin që dhatë për shkarkimin tim nga detyra.
Paçi fat në zbatimin e ligjit!
Të fala dhe Anilës
Ylli Dylgjeri

Dylgjeri dyshohet se u shkarkua pas një ironie që ka bërë në rrjetet sociale, ku me anë të një vjershe komenton lapsusin e të ngarkuarit në detyrën e Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë recitimit të një poezi të Naim Frashërit në Samitin e 2 të Diasporës.

“Vargje nga Samiti i Diasporës 2019

Atje ku lind Dielli,
Atje ku të pjell edhe gjeli,
Atje ku të shpëton kaka,
Atje reciton Gent Caka…”, ka shkruar Ylli Dylgjeri përpara pak ditësh në rrjetet sociale, vjershë e cila i ka kushtuar me sa duket edhe vendin e punës.

I pyetur nga gazetarët Dylgjeri tha dje:

“Kakën bëra dhe më pushuan. Po të kisha dhjerë çdo ndodhte. Do vijoj të bëj humor me miqtë e mi. Shto edhe një fjali: kakën e bëjnë të gjithë krahët politike! Nuk e kuptoj se pse unë jam i njëanshëm?!! Për më tepër që e bera kur isha me leje të zakonshme, që të mos harxhoja kohën e orarit Zyrtar“.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...