Denoncimi/ Edi Rama zgjedh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme djalin e tezes së Ina Ramës

Tuesday, 19 Mars 2019 18:37

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) çeli ditën e sotme garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, post që mbahet aktualisht nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

KLP ka miratuar rregulloren mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm me një mandat kushtetues 7-vjecar.

Mësohet se përveç kandidimit të Arta Markut, prokurorët e tjerë që pritet të garojnë për këtë post janë Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.

Lidhur me kandidaturat ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha. Prokurori Olsian Çela, i cili ka vendosur të garojë për kreun e organit të akuzës në vend, sipas Berishës është edhe familjar i ish kryeprokurores së përgjithshme Ina Rama.

Reagimi i Sali Berishës:

Krye, krye kreu i Meduzes, Edvin Kistaq Urrejtja zgjodhi sot zedhenesin e tij ne institucionin e akuzes!

Miq, sot Kunat KLP vendosi per te zgjedhur zedhenesin e Rames per institucionin e akuzes. Per te realizuar kete, Kunat KLP, jashte çdo kriteri ligjor dhe kushtetues, vendosi sot qe te perjashtohen nga gara te gjithe kandidatet per kete post qe nuk kane mbrojtur doktoraturen.

Miq, ky eshte kriter unikal ne bote. Ky kriter akademik vendoset vetem per vendet e hapura per drejtim katedrash apo institucionesh akademike kerkimore shkencore.

Burimet nga Kunat KLP njoftojne se kete kriter e ploteson Kunati ne krye te KLP, ndrikull Ina Rama dhe tezaku i saj Olsi Çela.

Tani emrin e zedhenesit te krye, krye kreut te Meduzes gjejeni vet

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...