Vasili: Pa Parlament, pa gjyqësor dhe e kapur kjo është republika e vdekur e Rama-istanit

Tuesday, 19 Mars 2019 19:57

Petrit Vasilit,  në një intervistë për televizionin “A2”, deklaroi se vendi ndodhet në situatë kritike, pasi të gjitha institucionet që garantojnë një sistem demokratik kanë rënë.

Protesta të mëdha në gjithë Ballkanin dhe një protestë e madhe të shtunën ishte në kryeqytet që u pas prij me një festë tjetër. A i mbushi pritshmëritë tuaja protesta e së shtunës e opozitës së bashkuar?

Festa e Verës që u festua të dielën është një pjesë interesante që u intereson qytetarëve që në një vend me qeveri të çmendur festohen atëherë kur e vendosin, madje jo pa sarkazëm kam thënë që nëse do të jetë një kohë e keqe më 31 dhjetor mund të vendoset që Vitin e Ri ta bëjmë në Mars, në Prill apo në Maj, kur ta vendosin kur kanë dëshirën që ta festojnë. Thënë thjesht ka një marrëzi të madhe qeveritare. Përfundimisht Republika e ndërtuar mbi Parlamentarizmin dhe pluralizmin tashmë përfundimisht ka rënë. Nuk kemi një sistem gjyqësor pasi kapja e shtetit bëri të mos kemi më as Gjykata, nuk kemi një Parlament, kemi një Republikë qeveritare. Republikë qeveritare kemi pasur para viteve 90’, është refuzuar vazhdimisht po në këto dimensione dhe sikurse ajo që patë të shtunën, por besoj që manifestimi në raport me popullsinë ishte goxha më e madhe kjo e së shtunë , por dhe e 16 Shkurtit.

Pra do të thotë, ka një refuzim mbarë popullor të një shteti të tillë, të një Republike të tillë, të një demokracie të tillë. Shqiptarët janë ndarë nga Republikat qeveritare një partiake në vitet 90’ një herë e përgjithmonë dhe nga ajo mynxyrë që kanë hequr 50 vite, nuk duan të kthehet më kurrë. Sot praktikisht jemi në një Republikë qeveritarë, po e them prapë të çmendur, e cila ka zhbërë pluralizmin dhe themelet, shtyllat e demokracisë dhe të kontrollit dhe balancës së pushteteve.

Kjo qeveri duket e pa shqetësuar nga protestat në rrugë, çfarë pretendoni të bëni për ta rrëzuar atë?

Nuk shqetësohen vetëm të marrët sepse të gjithë ata që janë të përgjegjshëm, që nuk janë të korruptuar, që nuk janë të bërë njësh me krimin e organizuar, të cilët çmojnë demokracinë, zgjidhin në bazë të demokracisë dhe udhëheqin në bazë të demokracisë sigurisht që shqetësohen. Këta janë nga ato njerëz që përpiqen të lozin dhe minutat dhe sekondat dhe orët edhe ditët fitojnë ç’të fitojnë sepse për ta dita e tyre nuk është ditë në demokraci, por është një ditë përfitimesh qeveritare, ditë koncesionesh më shumë, ditë rrëmbimesh të fondeve publike, ditë të shkatërrimit të pronave të njerëzve pa të drejtë për tu hapur rrugën trafikantëve që do të ndërtojnë biznese si tek Unaza e Re, pra është një ditë e zezë për qytetarët dhe një ditë e lumtur për ta. Pra nuk ka lidhje janë të qetë apo të shqetësuar, këtu kemi përballë një popull të tërë në front, të jashtëzakonshëm, dimensioni i së cilit është në sytë tuaj. Jo vetëm në sytë tuaj, por dhe te ata me të cilët ju jeni flijuar, por me gjithë median mbarë botërore kemi parë që mediat më autoritare botërore jo rastësisht kanë një vëmendje shumë të madhe për Shqipërinë tonë të vogël. Arsyeja është sepse këtu është një nga modelet më të rrezikshmet për demokracinë, i cili instalohet në një vend të caktuar, ndaj kemi dhe reagime qoftë të mediave amerikane, qoftë të ZDF-së, nuk i numëroj dot.

Çfarë do të bëjë LSI-ja, alternativa ndryshe e juaja, çfarë i premtoni njerëzve?

Ne nuk kemi bërë retorikë për ju dhe për opinionin publik. Kemi bërë thjesht rreshtuar pafundësisht fakte të tmerrshme. Kemi rreshtuar sesi është shitur dhe blerë vota nga kriminelët, jo vetëm nga ne, por dhe kolegëve të mediave botërore e kanë bërë publike duke i thënë shqiptarëve se kush i blen votat, ja ju fusni në burg protestuesit e i rrëmbejnë nga protesta, kurse ata që vodhën vota dhe që i dini dhe ju tashmë se janë pronë e qytetarëve nuk i prek njeri dhe jo më kot kolegët e mediave më të rëndësishme botërore thonë që këto dosje mbahen të bllokuara prej 2 vitesh. Kjo është drejtësia e re që a shurdhoi veshët 4 vite, që dosjen e atyre kriminelëve e mban 2 vjet, ndërsa aty ke Unaza  e Re protestuesve ua rrëmbejnë prindërit fëmijëve ia çojnë brenda. Ky demonstrim sesi njerëzit aspirojnë, ju jeni gazetare e zonja, punoni qetësisht, punoni në një biznes privat, nëse do të aplikoni për të punuar në një punë publike, Zëri i Amerikës u dha një përgjigje që dhe kandidate të ishe për të fituar 1500 kandidatë, një shifër e tmerrshme kjo në Shqipërinë e vogël ishin të gjithë nga listat e njerëzve që kanë ftesa partie në xhep sepse ndryshe nuk do të hynin dot në punë.

Pra vrasja e perspektivës. Tjetra, jo më larg mediat franceze para pak çastesh, sepse ka një prodhim kaq të madh lajmesh nga mediat botërore, pohonte qartazi atë që kemi thënë disa herë se 60% e të rinjve duan të ikin nga Shqipëria, 500 000 shqiptar ikin, numri azilkërkuesve që është depozituar nga BE-ja jo më pak se 4 – 5 ditë më parë, përpara nesh ishte Venezuela, Irak, Siri e asnjë vend tjetër.

Kjo nuk është retorikë. U kemi vënë në tavolinë shqiptarëve  se cila është Shqipëria që po shkon në greminë dhe shkaktari cili është dhe prandaj për këtë arsye jo për retorikë, por se i kemi vendosur fakti mbi tavolinë janë tërë ata mijëra shqiptarë. Po tu kishim bërë retorikë nuk do të ishin atje.

Çfarë ofron LSI-ja konkretisht, cila është alternativa juaj. Pse do të jeni ndryshe nesër sepse kjo është ajo që duan të dëgjojnë qytetarët.

Është shumë e thjeshtë, ai që do të dëgjojë të gjithë qytetarët, edhe ju jo si gazetarë, por si qytetarë është për tu ndarë nga ky standard i poshtër, i grabitjes, shitjes dhe blerjes së votës, i ndërtimit të pushteteve mbi votat kriminale sepse një pushtet në demokraci ndërtohet mbi Parlamentin, kemi një Republikë Parlamentare apo jo? E kemi pranuar të tërë këtë dhe duke lënë mandateve të deputetëve u kemi thënë shqiptarëve se nuk na rëndon gjë mbi shpatulla dhe në emër të këtij puritanizmi politik i kemi lënë ato mandate dhe i kemi kthyer dhe një përgjigje të prerë dhe njëherë përfundimtare të tërë demagogjisë së qeverisë pafund që thotë, opozita thoshte ka frikë nga reforma në drejtësi, është kështu e vërteta që është thënë kaq herë?

Po thuajse çdo ditë.

Pothuajse çdo ditë, më falni u kemi thënë nuk duam as imunitet i kemi lënë të gjitha sepse nuk na rëndon gjë mbi kurriz edhe jemi bërë njësh me qytetarët, se qytetarët dhe ne mendojmë njëlloj, dhe kemi thënë të gjithë së bashku sot është momenti për ta shpëtuar këtë vend, sot po jua them edhe njëherë tjetër, po ju marr një analogji të largët nga shumë vite më larg por politika në botë nuk ka filluar kur e kemi filluar ne, në dhjetëra perandorë të cilët bënë Romën atë që ishte modeli i madh i zhvillimit europian dhe botëror janë harruar shumë perandorë të shquar, mbahet mënd si asnjë tjetër edhe ju sigurisht e mbani mënd, Neronin mbani mënd, ishte më i marri më i çmenduri dhe më psikopati e dinte veten që ishte më poet i madh, që i binte harpës më mirë se të gjithë të tjerët, se ishte arkitekti më i madh i Romës, dhe dogji Romën pra çdo të them. Dua të them që marrëzi të tillë që korrupsioni të jetë i dimensionit atje në tavolinë haptas e kanë që shitblerja e votës të jetë atje jo vetëm sipas opozitës që ka denoncuar gjerësisht dhe ju e dini, unë kam deklaruar në 27 Qershor dy ditë mbas zgjedhjeve me cilësinë e Kryetarit të LSI-së në atë kohë ,që këto ishin zgjedhjet më të shëmtuara që pluralizmi kishte parë, u në nuk isha hetuesi dhe prokurori por në organet e hetimit na ndihmuan.

Ishin të shëmtuara ndoshta për ju bashkëjetuat me këto mandate 18 muaj z. Vasili, i gëzuat ato mandate përfaqësuat njerëzit për disa muaj pavarësisht marrëdhënies së kushtëzuar se kështu e quanit.

Së pari, fjala të gëzosh është term i pasaktë nga ana juaj dhe tërësisht i gabuar, ne u përpoqëm që të bëjmë gjithçka që të demaskonin në Parlament që të denonconim sa të mundnim dhe të përdornim instrumentet e kontrollit parlamentar pra të bënim ç’të mundshme që një Parlament pluralist mund ta garantonte.

Dhe po thoni që është e pamundur?

Po ju e patë që 50 diskutime të merrej një vendim dhe mos diskutoheshin, ata ministra që ne duhet ti kemi detyrë ti kontrollojmë, se këto detyra ka Parlamenti, Parlamenti nuk vendos mitralozin në ballë njerëzve dhe asnjë nga ministrat nuk begeniste as të vinte, a e dini t’iu jap një shembull zonjë, unë kam drejtuar një vit e gjysmë një Komision Parlamentar dhe ministrat përkatës një vit e gjysmë nuk begenisën njëherë të frekuentonin që të kishin marrëdhënien e kontrollit, sepse opozita kontrollon apo jo sepse kështu kemi rënë dakord në pluralizëm që dikush qeveris dikush kontrollon ky është mekanizmi bazë jo vetëm këtu, ju jeni filiali i CNN po kështu është ju e dini që demokratët që sot janë në opozitë kontrollojnë republikanët janë në gjendje të bllokojnë edhe gjëra shumë të mëdha, tani kur këto mekanizma provuan gjithçka se mos kush e di, të paktën ato dimensione që kushtetuta garanton, çfarë ndodhi dhe po e mbyll përgjigjen këtu.

Koncepti i këtyre është. Parlamenti meqë ne kemi 74 vota, është pronë e jona, qeveria është pronë e jona, drejtësia është pronë e jona. Pra nuk kuptojnë dot, janë të kriminalizuar dhe nuk ndajnë dot që kanë pjesën e tyre të ndarë të pushtetit, por nuk ke ti pronë të gjithë pushtetin, nuk e ke pronën e kontrollit. Atë e ka opozita. Nuk e ke ti pronën e njerëzve, ke detyrën ti shërbesh. Të tëra këto mekanizma që u rrënuar dhe u shkatërruan si asnjëherë më parë, bënë që kjo dëshirë e jona për të vënë në lëvizje, ne kërkuam publikisht vetting të politikanëve. Të gjithë ata që ishin të inkriminuar, të gjithë ata që nuk kishin dinjitetin e duhur për të qëndruar atje, i propozuam Parlamentit që të gjithë bashkë, duke filluar që nga opozita e para, të pastronin politikën njëherë e përgjithmonë.

Refuzoi vetëm PS-ja, që do të thotë çdo standard edhe politik, edhe moral, edhe kushtetues, u rrënuan. Çështja është e tillë, ata që na ngarkuan  ti përfaqësojmë, ua rikthyem mandatet, sepse kjo mundësi politike dhe kushtetuese, nuk realizohej dot sepse ishin disa të kriminalizuar të marrë që janë gati ta hedhin Shqipërinë në greminë dhe u rikthyem të gjithë bashkë për të bashkëpunuar me popullin.

  1. Vasili, instrumentat kushtetues i konsumuat. Ishte e pamundur të bashkëdrejtonit me ta, ishte e pamundur të bënit rolin dhe misionin tuaj në Parlament…

Rolin e Kontrollit që është themeli që mban pluralizmin në këmbë.

Rolin e një opozite, që iu takonte të bënit në fakt. Por çfarë do të arrini duke qenë në rrugë?

Shqetësimi madhor tjetër, duke qenë dhe një media që keni marrëdhënie me SHBA-të, iu ka shqetësuar besoj edhe ai raport i gjerë i DASH-it, i cili trajton gjerë e gjatë se sa është kompromentuar liria e medias në Shqipëri. Besoj ishte një ndër raportet më të gjata dhe arsyeja kryesore ishte presioni qeveritar, komprometimi qeveritar, dhuna qeveritare, etj.

Ishte një kapitull shumë i madh. Pra edhe pushteti i katërt, kishte rënë. Në qoftë se SHBA-të një artikull dikur në të kaluarën amerikane, bëri që të kishte një dorëheqje të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjë e pandodhur në historinë amerikane, por ishte një media që e bëri, mediat e huaja publikojnë faktet nga më të tmerrshmet për këtë qeveri. Shumë nga ato fakte i kemi marrë nga mediat e huaja dhe qeveria shqiptare, apo Kryeministri shqiptar rri i palëvizur nga vendi.  Pra edhe pushteti mediatik, i pavarur, atje ku edhe politika nuk arrin dot, edhe ai është i kompromentuar në Shqipëri.

Jemi ndarë nga diktatura jo për të krijuar një diktaturë të re. Jemi ndarë nga diktatura për t’u thelluar në demokracinë që na ka munguar për 50 vjet.

Po flisni për një sistem të ri demokratik?

Është shumë i thjeshtë sistemi. Një pushtet dhe një sistem që lind nga një votë e lirë, në mënyrë korrekte dhe demokratike. Pra thjeshtë dhe vetëm themelin e saj. Por në themelin e saj që të mos jetë vota në vitin 2019, të kemi votuar më mirë, më lirë dhe më të qetë në vitin ’92, në zgjedhjet që drejtoheshin nga ish-Partia e Punës , edhe të ndodhin në 2019? Kjo është një mënxyrë e padëgjuar. Ky është hall për të gjithë mijëra të rinj që janë në Shqipëri, të cilët shikojnë një vend në të cilin qeverisin kriminelët.

Përveç zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që janë të natyrshme, çfarë tjetër kërkon LSI për sistemin?

Sistemi fillon dhe mbaron te kjo çështje. Çdo pushtet që lind nga vota korrekte, pra që qytetarët e mendojnë të tillë, ai është pushtet i vërtetë. Qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin. Se çfarë të zgjedhin është krejtësisht në dorën e tyre dhe njerëzit janë të detyruar ti binden deri në fund atij vendimi, mbi një votë të lirë dhe të ndershme.

Në rast se, u dëgjua edhe me zë, madje edhe kërshërinë tuaj gazetareske e ka kënaqur, sepse ju jeni njerëz që jetoni mbi faktin, kur patë adhurimin midis drejtuesve dhe kriminelëve nëpër tavolina. E keni dëgjuar, kolegët tuaj të Zërit të Amerikës e kanë bërë të qartë publikisht. Në këtë moment e gjithë shoqëria është bashkë. Këtu nuk ka më LSI-st, demokrat dhe socialistë. Ky është një themel i shkatërruar.

Kauzat e opozitës mund të kenë tejkaluar elektoratet partiake. Pesë protesta të opozitës në harkun një muaji…

Pse çështja është teknike? Edhe njëherë. Nuk jemi këtu për çështje teknike, jemi për çështje politike.

Çfarë do të bëjë opozita? A keni protestë të enjten?

Ka një kalendar të caktuar protestash, i cili do të jetë, jo vetëm tek Parlamenti, patjetër, por janë shumë të rëndësishëm protestat në të gjithë vendin sepse protestat në të gjithë vendin dhe në çdo cep e qosh të Tiranës kanë qenë ato që kanë ndërtuar këtë 16 marsin që ju e patë që ishte masive. Sepse, po të mos ishin e gjithë kjo bashkësi reagimi qytetar në çdo qelizë dhe në mënyrë kapilare nuk mund të tilla dhe po kështu do të vazhdohet, por njëkohësisht do të vazhdohet pa u lodhur në atë që quhet demaskim deri në një të gjithë këtij llumi kriminaliteti dhe korrupsioni në kudo, kancelaritë e huaja por edhe në mënyrë të veçantë edhe në median ndërkombëtare, e cila për hir të vërtetës nuk ka qenë kurrë kaq e impenjuar në linjë të parë, edhe po e them prapë është kaq e rrezikuar demokracia dhe kaq në një udhëkryq të rrezikshëm saqë pikërisht për këtë arsye, një Shqipëri e vogël në dimensione, të popullsisë, territorit e të gjitha është sot një fenomen. Pse?  Sepse të gjithë janë të shqetësuar në mënyrë madhore që mu në mes të Ballkanit, në mes të Europës ndodh që ndërtohet një situata ku krimi e rrëmben pushtetin dhe e qeveris ai.

Zoti Vasili, KQZ ju ka kërkuar sot që brenda ditës të dorëzoni edhe emrat e komisionerëve të niveleve të dytë…

Nuk kam asnjë informacion për këtë çështje.

Nuk keni informacion, por a do t’i thyeni afatet siç ka ndodhur zakonisht?

Nuk kam asnjë informacion, kam dëgjuar vetëm që asnjë parti politike nuk ka dorëzuar asnjë lloj dokumentacioni, vetëm kaq kam dëgjuar kështu që nuk jam familjar me këtë çështje…

Ky është informacioni, sot është afati i fundit, nuk do t’i dorëzoni domethënë?

Nuk e di se cili është afati, nuk e di domethënë fare se cili është ky afat, nuk jam i familjarizuar, sepse nuk merrem fare me çështjet elektorale në parti, merrem vetëm me çështjet politike.

Cili do të ishte sistemi zgjedhor që do të donte LSI, që do të garantonte zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Po, kam një përgjigje shumë të qartë për këtë gjë, sistemi zgjedhor do të ishte saktësisht, ai dhe i vetmi, i cili, që nuk është sistem por është themel, që garanton që qytetarët të votojnë të lirë, vota e tyre të mos shit-blihet nga kriminelët dhe mos t’u bëhet presion. Raporti i DASH, mos u lodhni që e citoj, që sa hapet në preambul thotë, “Zgjedhjet u quajtën të pranuara nga OSBE ODIHR por u shoqëruan me shitblerje dhe kërcënime.”

 “Akuza për shitblerje dhe presion mbi votuesit”, citimi i saktë i DASH

Po, presion mbi votuesit. Saktësisht, kjo është në hapjen e raportit të DASH. Kur zgjedhjet shoqërohen me shitblerje, të cilat i vë në dukje institucioni më i rëndësishëm i politikës botërore, të paktën për Shqipërinë. Sepse ne kemi referim SHBA dhe BE besoj nuk kemi institucione të tjera sepse nuk do të integrohemi në lindje, do të integrohemi në perëndim .

Kur vë në kokën e tij këtë çështje, situata është tragjike, jo dramatike dhe kësaj i duhet dhënë përgjigje. Sistemet, të më besoni, ne i kemi provuar të gjitha sistemet në Shqipëri, mazhoritar të pastër kemi filluar për memorien tuaj që në vitin 1991, mazhoritarë të korrektuar dhe propocional të pastër siç kemi, rajonal, i gjithë themeli ka qenë sistem që garanton votën e lirë dhe të ndershme apo nuk e garanton. Kur e ka garantuar ka qenë sistemi që ka krijuar qëndrueshmëri, kur nuk e ka garantuar ka ardhur pikërisht tek kjo çështje.

E dini se pse u vendos sistemi propocional? U vendos për një arsye shumë të thjeshtë, sepse sistemi mazhoritar në atë kohë i jepte mundësi që niveli lokal, grupet kriminale të lidheshin me kandidatët e të krijonin këtë problem dhe u mor ky vendim, dhe njeriu që mbrojti dhe e kërkoi me ngulm të paparë këtë gjë ka qenë vetë ky që është sot kryeministër i vendit. Pra në të gjitha rastet, kur vota e lirë cënohet, të tërë llojet e sistemeve bien në tokë e nuk kanë më asnjë vlerë.

A besoni se është e largët dita kur qytetarët Shqiptarë do të rikuperojnë besimin tek vota e vet?

Mijërat e qytetarëve që janë atje janë për të rikuperuar këtë besim. Nuk është çështje ndryshimi pushtetesh. Pushtetet janë ndryshuar në Shqipëri, edhe do të ndryshohen, por sot shqetësimi i mijëra e mijëra njerëzve të cilët nuk janë mijëra anëtarë  dhe militantë partish, ka edhe ndërmjet tyre një pjesë të rëndësishme që janë, aderojnë parti politike. Janë edhe mijëra qytetarë të tjerë të cilët u takojnë të gjitha shtresave të popullsisë që ndihen të rrezikuara. Ndihet i rrezikuar një biznes, edhe ju ndiheni të rrezikuar nëse nuk ka gjykata siç ka ky vend dhe ju nuk keni se ku të mbroni të drejtat tuaja, sepse këtu nuk ka Gjykatë të Lartë, nuk ka gjykatë kushtetuese dhe nuk ka inspektor të përgjithshëm të drejtësisë ku ju duhet të ankoheni, jo si biznes, por ju si qytetare dhe kur nuk ka një sistem drejtësie,  sepse u mbajt në grusht që të kapet nga këta.

Kur nuk ka një qeveri të drejtë që zbaton ligjet, sepse vete dhe u prish shtëpitë edhe atyre që kanë nga 70 e disa vite shtëpinë aty tek ‘Petro Nini Luarasi’ edhe del një kryeministër i çmendur e u thotë që “u shtrinë ne tokë kot”. Një mizor, një kriminel në shpirt nga mënyra se si flet, pra ky për të gjitha këto padrejtësi të tmerrshme shoqërore që i mban një sistem i kapur, një shtet i kapur.

Modifikuar më Tuesday, 19 Mars 2019 19:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...