Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka bërë deklarata të forta nga Pogradeci.
Pasi është shprehur se mund të dorëzojë dhe mandatin e tij në funksion të zgjidhjes së krizës politike.
‘Sot në Shqipëri, mund të gjenden të paktën mbi 1 milion shqiptarë Pro-Europianë, që kanë moshën dhe mund të plotësojnë formularin e dekriminalizimit, të cilët ‘mund të ndihmojnë’ në miratimin e ligjeve, apo reformave të ndryshme.
Por, kriza e thellë e përfaqësimit nuk mund të zgjidhet, as me dhunë, as me metoda policore, dhe as me mjete financiare, por vetëm me dialog politik, për të rivendosur legjitimetin e përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë’, është shprehur presidenti Ilir Meta nga Pogradeci.