Ka plotë tre ditë dhe po mbaron dita e katërt, që nuk kemi asnjë të dhënë, me zë dhe me figurë live, të aktivitetit të kryeministrit Edi Rama. Mbas lajmit që njoftoi ish-deputeti Klevis Balliu, për gjëndjen e tij të ndërlikuar shëndetësore, nuk ka asnjë sinjal nga Rama.
A është mirë pyesin nëpër korridoret e Kryeministrisë?
Por mediat kanë publikuar sot lajmin se ai është shtruar në spital. Pas parainfarktit që Edi Rama kaloi në Tiranë, për të cilin u shtruar në një spital privat, ai është larguar më pas në drejtim të Berlinit me avion çarter.
Gjendja e Ramës ka qenë e rëndë që në Berat kur ai kishte dalë jashtë kontrollit.
‘Të ftojmë të huajt që të pijnë objektet’, thoshte Rama nga Berati.
Por gjendja e tij do të vinte duke u rënduar, pasi vetëm pak orë më pas, do të shtrohej me urgjencë në spital në Tiranë, pasi kaloi një parainfarkt.
Edhe pse disa orë më vonë Rama bëri një reagim, ai më shumë konfirmoi faktin se ishte në spital, se sa mohoi.
E që nga e hëna ai ndodhet në Berlin, i shtruar në spital. Vizita e tij në Gjermani ka qenë vetëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore e asnjë arsye tjetër.
SYRI.net do te ju sjelle lajme te tjera ne lidhje me semundjen e Ramës.