Ndërsa policia iu ka bërë thirrje të vazhdueshme me megafon për të ruajtur qetësinë në protestë edhe protestuesit jane ulur ne shesh dhe kanë një thirrje për efektivët para Parlamentit.
Ata i bëjnë thirrje policëve të heqin kapelet e t’ju bashkohen atyre në protestën për rrëzimin e qeverisë Rama.
Ndërsa policët iu përgjigjen sërish me megafon, duke thënë: Ndalni hedhjen e kapsollave, ose do ndërhymë. kujtojmë se pak minuta më parë, dy policë u lënduan nga shashkat e hedhura prej protestuesve.
Thirrje për të hequr kapelet, policët kanë dëgjuar gjatë fushatës së vitit 2013-të edhe nga kryeministri Edi Rama, por ky i fundit i ka ftuar t’i heqin për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.