Albana Vokshi, ish-deputete e PD-së dhe kryetare e LGDSH-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me largimin e kryeministrit Edi Rama për disa ditë nga Shqipëria.
Vokshi shkruan se Rama ka frikë, ndaj dhe ikën fshehurazi nga vendi, vizitohet fshehurazi dhe kthehet fshehurazi në atdhe.
“Edi Rama është kryeministri i vetëm në botë që ikën fshehurazi nga vendi i vet, vizitohet fshehurazi në spitalet e Europës, kthehet fshehurazi në atdhe.
Ka vetëm një arsye për këtë fshehje. Edi Rama ka frikë. Dhe ka shumë të drejtë! Ai është VETËM!”, shkruan Vokshi.