Partia Demokratike ka bërë të ditur sot se kryebashkiaku i Tiranës dhe kryeministri Edi Rama sapo kanë shpallur ndërtimin e një rruge prej 2 milionë eurosh në zonën e Gardës së Republikës, e cila do t’u shërbejë disa kullave të reja të oligarkëve që ata të dy kanë planifikuar të ngrenë në Parkun e Liqenit.
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, transmetoi para mediave, deklaratën e një viti më parë të kryebashkiakut, ku ai thoshte se nuk do të lejonte betonizim të Parkut të Liqenit dhe e ballafaqoi këtë si mashtrim me tenderin që Veliaj ka shpallur vetëm 4 ditë më parë dhe dëshmon të kundërtën.
Katër ditë para prezantimit të tij luksoz, Veliaj ka shpallur tenderin për ndërtimin e një rruge 2 milionë euro, për t’i shërbyer klientëve të Ramës dhe Veliaj. Ajo do të lidhë zonën e Gardës me atë të Kosovarëve, një rrugë ekskluzive e re, pas prerjes së qindrave pemëve dhe oligarkët do ta kenë rrugën e hapur në kullat mbi 9 kate.
Tirana e Veliajt është në shërbim të parave. Ai nuk kursean asnjë, as pasuritë e Tiranës, as të qytetarëve: pse hesht ai para qytetarëve që duan të dinë fatin e mushkrive të vetme të qytetit? Cilit oligark i ka premtuar ndërtimin e kullave te Liqeni dhe sa para do të pastrohen aty?
PD është e do të jetë gjithmonë kundër këtij plani betonizimi nga dy njerëz që i udhëheq babëzia për betonizimine qytetit.”