Mazhoranca është ne panik total nga braktisja qe iu be dje antimitingut te paralajmëruar nga mazhoranca ndaj supermitingut te PD dhe opozite shqiptare, më të madhin pas rënies së komunizmit.
Gjithçka u pa qartë në transmetimin live madje madje dhe me regji të PS, ku karriget ishin bosh. Dukej qartë se as urdhri i kryeministrit dhe kreut të PS, Edi Rama si dhe kryebashkiakut të Tiranës pretendent për një mandat të dytë si dhe kreun për kreun e PS nuk kanë funksionuar. Ishte e qartë që Tirana e kishte braktisur PS, rrjedhimisht Ramën dhe Veliajn si dy drejtues të Rilindjes dhe jo partisë që anëtarësia kishte besuar ndër vite prej shndërrimit nga PPSH në PS.
Duket qartë tashmë që as anëtarësia e PS nuk i beson dhe ndjek anëtarët e sektit Rilindje duke i braktisur qartazi në evenimentin më të madh të shpallur prej tyre prej fillim vitit, aq më tepër në kuadër të propagandës që qytetarët janë me ne. U duk qartë dje se as urdhrat dhe kërcënimi për largim nga puna nuk i nxorën as ata që i kanë anëtarë dhe në punë për të plotësuar ato karrige që kishin nxjerr në shesh kundrejt një shpenzimi marramendës që ende Rilindja dhe krerët e kësaj organizate kriminale dhe korruptive nuk kanë bërë publike.
Një dështim të tillë Rama, Veliaj dhe Rilindja nuk e kanë kapërdi dot ndaj kanë nxituar të shpallin armiqtë e brendshëm siç kanë bërë prej themelimit të partisë mëmë PKSH, më pas PPSH e sot PS ku komandon sekti Rilindje. Mësohet se është gjetur madje armiku dhe është kritikuar së pari dhe më pas shkarkuar kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën Blerina Gjylameti si përgjegjësia e gjithë kësaj katrahura të ndodhur. Ajo është akuzuar nga Rilindja si personi që nuk ka bindur qytetarët e Tiranës të dalin në shesh krah Lal Erit dhe Ramës për spektaklin që u transmetua live në të gjithë ekranet e tv shqiptare. Dështimi i anti-mitingut të djeshëm të organizuar në Tiranë nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, ka bërë që gjendja brenda Partisë Socialiste të jetë e rëndë. Pas fjalës së mbylljes, Edi Rama ka pasur një përplasje të ashpër me deputeten dhe kryetaren e PS-së së Tiranës, Blerina Gjylametin. Fakti që në anti-mitingun e Ramës kishte shumë pak socialistë të Tiranës ka bërë që të plasë një debat i ashpër brenda kupolës së PS-së. Burimet kanë bërë të ditur se dështimi nuk ka qenë shkaku i vetëm i debatit. Fakti që Erion Veliaj nuk ka futur asnjë njeri të Blerina Gjylametit në listën e 100 kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në Tiranë, ka shkaktuar një tjetër debat të ashpër. Pas këtyre, Rama i është kthyer me gjuhën e tij Gjylametit, duke e akuzuar. Kryetarja e PS-së së Tiranës ka dhënë dorëheqjen nga posti, gjë që pritet ta zyrtarizojë brenda këtyre ditëve