Llogaria që rrëzon propagandën e Veliajt/ Ja sa njerëz ishin në mitingun e PS

Diel, 24 Mars 2019 21:11

Ditën e djeshme njëherësh me punimet e Kongresit, Partia Socialiste u angazhua edhe në sigurimin e një pjesëmarrje masive në takimin për “BashkinëQëDuam”, që këtë herë përkonte me rikonfirmimin e kryebashkiakut Erion Veliaj si kandidat për një mandat të dytë në Tiranë.

Numri i pjesëmarrësve tek takimi që u cilësua edhe si hapje e fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit ishte i konsiderueshëm, ndërsa nuk munguan as akuzat nga opozita se Rama dhe Veliaj kishin paguar autobusë për të sjellë administratën nga rrethet në kryeqytet.

Vetë, kryebashkiaku Veliaj tha në fjalën e tij se sheshi “Nënë Tereza” ishte mbushur me 100 mijë qytetarë nga Tirana, duke vendosur theksin te fitorja e garantuar në zgjedhjet e ardhshme. Por llogaritjet tregojnë të kundërtën, numri i pjesëmarrësve ka qenë shumë herë më i vogël, 6000-6100 pjesëmarrës.

POSTIMI I BESNIK BALËS:

Sipërfaqja që zë një karrige është 0.25m2.
Sipërfaqja që zë një karrige me tolerancë përpara sa 1.5fishi i distancës ndërmjet këmbëve të saj është 0.875m2.
Sipërfaqja që zë një karrige duke përfshirë hapësirat boshe(korridoret e kalimit ndërmjet parcelave+sipërfaqen e podiumit+sipërfaqen e skajeve të sheshit+distancat ndërmjet vetë karrigeve) është 1.5m2.
Sipërfaqja e sheshit Nënë Tereza, e matur nga portali qeveritar i ARCGIS mbi imazherinë e Ortofotos 8mm të vitit 2018, laj thaj vish është afërsisht 9120m2.
Po të pjestojmë sipërfaqen totale me sipërfaqen njësi na del një vlerë prej 6000~6100 pjesëmarrësish.

Përtej kësaj, llogaria thellohet:
U bë një fushatë me presion largimi nga puna nga të gjithë skërfyllët e partisë për të sjellë minimumi nga 9~10 vetë në shesh(pavarësisht çfarë janë ata që vijnë) për këtë takim. Pra po të pjesëtohet kjo vlerë me 10 dalin 610 vetë.

Por ka edhe me tej:
Nga kjo sasi e mbetur mbi 50% do kenë qenë nga asambleja e zhvilluar aty ngjitur tek Pallati i Kongreseve. Nga 300 të mbeturit 100 ishin kandidatët e rinj për këshillin bashkiak.
Nga 200 të mbeturit 100 do kenë qenë nga stafi administrativ(security, gardistë, snaiperistë, policë, pastruese, dj, kamionistë, pirunistë, kamarierë, magazinierë, etj).
Nja 100 të mbeturit do kenë qenë deputetë, drejtorë, etj, etj përfshirë edhe lali erin top sheqerin sëbashku me edvin yamamoton.

Me pak fjalë kjo që ndodhi tregon publikisht se sa e tkurrur, e falimentuar dhe e dëshpëruar është partia socialiste pavarësisht gjysëm milioni euro të djegura (nga paratë e tua që po e lexon këtë status) për këtë tentativë rrene, gjoja me pjesëmarrje prej 100mijë personash(hahahaha, çfarë përralle për fëmijë çerdhesh sepse tek fëmijët e kopështit shtohen pyetjet).

Ajo çka një njeri me 2 pare mend duhet të shohë nga kjo fasadë marketingu është paraqitja publike dhe e dëshpëruar e një falimentimi të paralajmëruar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...