Si është kapur Edi Rama në përgjime

Tuesday, 26 Mars 2019 22:11

Çlirim Gjata, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, ka folur në lidhje me dosjen 339 dhe 184 duke thënë se ajo nuk është prekur me dorë dhe as nuk është hetuar.

I ftuar në “Abcnews”, Gjata tha se duke përgjuar trafikantët e drogës u zbulua se ata kishin mbrojtjen e politikanëve të lartë të cilët i kishin ndihmuar për blerjen e votave.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, pretendon se në këto përgjime është i përfshirë dhe kryeministri Edi Rama.

Çlirim Gjata: Askush nuk i prek dy dosjet e famshme sepse vetëm dy dosje janë që dimë ne që kanë dalë kanë marrë dhen lere sa ka atje. Përgjimet ku politikanët e lartë të mazhorancës thuhet se kanë komunikim me bosët e bandave në Shqipëri për blerje votash. Çfarë ka ndodhur? Shërbimet e huaja kanë përgjuar bandat e drogës, për trafik ndërkombëtar droge dhe i kanë përgjuar për hesap të tyre. Nuk e dinin ata se po merreshin me blerje votash pasi nuk u intereson shënimeve të huaja partnere çështja e blerjes së votave në Shqipëri, ata kanë problemin e trafikut të drogës. Duke hetuar këta banda ka dalë se shumë nga eksponatët dhe shefat e këtyre bandave flasin me politikanë të lartë për blerje votash.

Mustafa Nano: Më politikanë të lartë për cilët, e keni fjalën për Durrësin?

Çlirim Gjata: Duke filluar  që nga Vangjush Dako, ministri Gjiknuri e deri tek Edi Rama ka biseda.

Mustafa Nano: Ka biseda kur Edi Rama…

Çlirim Gjata: Po po e kanë thënë vetë prokurorët dhe vetëm majën e ajsbergut kanë nxjerrë BIRN dhe Zëri i Amerikës. Kjo pjesë e përgjimeve ka ardhur pastaj në Shqipëri dhe janë dy dosjet e famshme 339 dhe 184. Pse nuk hetohen? Nuk po themi pse nuk po i marr t’i arrestojë, t’i dënojë, por kërkojmë t’i hetojë. Por nuk i prek kush me dorë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...