Dalja e sotme për mediat e zëvendësministrit të Jashtëm, Gent Cakaj për të deklaruar se do të largonte nga administrata gjithë nëpunësit, që sipas tij, janë futur në pune me nepotizëm ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.
Kjo pasi vet Cakaj u emërua në këtë detyrë fale njohjeve nepotike të kreut të qeverisë Edi Rama dhe pa asnjë kontribut në administratën apo diplomacinë shqiptare.