Zgjedhjet dhe OSBE/ODIHR-i mes dy të vërtetave: Pranimi i rezultatit prej opozitës dhe dosja 339

E mërkurë, 27 Mars 2019 13:27

Nga Luan Rama, Zëvëndëskryetar i LSI-së

Edhe pse Shqipëria tregohet me gisht si vendi i vetëm në Europë ku zgjedhjet nuk kanë qenë kurrë dhe ende nuk janë as të lira e as të ndershme, as të drejta dhe as të barabarta, kur çeshtja shtrohet për t’a parë realisht këtë të vërtetë, edhe ata që nuk duan, por edhe ata që bëjnë sikur nuk duan, nxitojnë të kapen pas argumentit se “PD kishte gjysmën e qeverisë, kishte edhe disa drejtorë institucionesh të rëndësishme, kishte edhe shumicën në KQZ dhe e pranoi rezultatin e zgjedhjeve, nuk e ka kontestuar atë, nuk është ankimuar”. E jo pa të drejtë madje, shtojnë se “…edhe OSBE e ODIHR-i i kanë çertifikuar zgjedhjet dhe i kanë pranuar ato si legjitime”, pra si të ligjshme.

Dhe në fakt, përgjithësisht kështu është, ose më saktë, kështu ka ndodhur.

Parë nga ky këndvështrim, argumenti duket formalisht “bindës”, dhe, edhe nëpër emisione debatesh në televizione të ndryshme, ata që kryeministri i quan derra, kur artikulohet ky argument, disa bëjnë “derrin” e kënaqur e triumfator, sepse ia dolën të kapen pas një argumenti “bindës” për të rrëzuar kauzën e opozitës, e të tjerët, ngaqë nuk dinë se çfarë të thonë, bëjnë “derrin” e urtë e gojëkyçur!

Ndaj përballë të vërtetës që përbën “argumentin” e tyre, po vë të vërtetën tjetër që përbën kundërargumentin ose njërin prej shumë argumenteve se përse opozita dogji mandatet e përfaqësimit në Kuvend.

Në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 as opozita dhe as vëzhguesit ndërkombëtarë nuk kishin dijeni për dosjen 339 dhe as për faktin se nga përgjimet zyrtare të bëra nga prokuroria, provohej se grupet kriminale që hetoheshin për trafik ndërkombëtar të drogës e krime të tjera, ishin përfshirë edhe në blerjen e votave, për të ndikuar në krijimin e maxhorancës së re qeverisëse. Keto fakte dolën më vonë e u bënë të njohura për qytetarët madje edhe prej “Zërit të Amerikës”.

Kësisoj, gjendemi përballë faktesh të reja, të cilat bëjnë të pavlerë “argumentin” se “zgjedhjet u pranuan nga opozita” dhe se nuk është kundërshtuar apo ankimuar rezultati.

Dosja e prokurorisë me numër 339 është vetëm njëra nga dosjet ku gjenden prova të blerjes se votave nga grupet kriminale, gjithësesi e mjaftueshme për të provuar deligjitimitetin e zgjedhjeve të 25 qershorit 2017 e për pasojë, edhe të vetë Kuvendit të dalë prej atyre zgjedhjeve.

Ndërkaq, raporti i ODIHR-it pranon se mbi 20 përqind e votës rezulton e blerë. Por, ndërsa ky raport e pranon në parim faktin e blerjes së votës, “raporti” i përgjimeve të prokurorisë na jep edhe emra, edhe adresa të atyre qe kanë blerë vota dhe madje, edhe se për interes të kujt i ka blerë ato vota!

Për pasojë, qëndrimi i opozitës është jo vetëm i motivuar, por edhe i argumentuar.

Asnjë alibi nuk mund t’a fshehë e as t’a mbulojë këtë të vërtetë, që na dëshmon se ndryshe prej traditës së shëmtuar shqiptare të shitblerjes së votës në zgjedhje pas zgjedhjesh prej kandidatëve për deputetë në interes të tyre apo të partisë që i ka kandiduar, kjo e fundit, pra blerja e zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, nuk është blerje hipotetike, por është blerje e grupeve të krimit të organizuar në favor të shumicës parlamentare të qeverisë, e paralajmëruar që kur droga mbuloi tërë Shqipërinë, e kultivuar me përkujdesje shtetërore prej drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Shumica parlamentare është drejtpërdrejt e implikuar dhe e kompromentuar në shitblerjen e votës. Ajo është produkt i saj. Ndaj, rikthimi i legjitimitetit të votës përmes një procesi zgjedhor korrekt, të ndershëm e të barabartë është sfida e madhe e shoqërisë shqiptare. Kjo është edhe kauza e opozitës, e cila nuk synon marrjen e pushtetit në tavolinë e as ndryshimin e qeverisë me nje tjetër qeveri prej opozitës, por ndarjen një herë e përgjithmonë nga praktika kriminale e shitblerjes së votës dhe prodhimi i maxhorancave jo si verdikt i votës së qytetarëve, por si produkt i pazareve kriminale mes qeverise e grupeve të krimit të organizuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Politikë

U arrestua se dhunoi kolegen, dalin mesazhet e pedagogut Mirdaim Axhami, si fyente kolegët në grup WhatsApp-i: Ma sill gruan ...

Një lajm i bujshëm është dhënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku është arrestuar përgjegjësi i departamentit në Fakultetin e Ekonomisë Mirdaim Axhami. Axhami u vu në pranga pasika dhunuar...

Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

Politikë

Berisha akuza Ramës dhe Qefalisë për 5 milion euro para publike

  Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga protesta e mbrëmjes së sotme ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Berisha tha se...

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

Politikë

Sherri te Fakulteti Ekonomik/ Shefi i departamentit goditi vartësen e tij

  43-vjeçari Mirdaim Axhami ka përfunduar i arrestuar në Tiranë. Ai dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij, pedagogen Liljana Billa (Elmazi).  Ngjarja, siç njofton policia, ka ndodhur për shkak të...