Rama nuk ka besim te Dritan Leli, pret testimin në popull

E mërkurë, 27 Mars 2019 14:27

Ndërsa zgjedhjet e 30 qershorit janë në prag, maxhoranca ka konfirmuar vetëm disa kandidatë nga 61 në total për kryetar të bashkive. Lidhur me përzgjedhjen e tyre, PS ka ngritur një shtab special pranë selisë, përmes sondazheve të të cilit pritet të bëhet vlerësimi për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet vendore të qershorit.

Kongresi i 23 marsit i PS, konfirmoi 7 prej tyre për bashkitë kryesore në vend. Përmes fjalimeve të mbajtura në sallë, PS zbuloi se në Bashkinë e Korcës konfirmoi për një mandat të dytë, kryetarin aktual Sotiraq Filo, po ashtu Armando Subashi u rikonfirmuar për Bashkinë e Fierit, Dritan Leli në Vlorë, si edhe Majlinda Bufi në Roskovec. Ndërkaq për Bashkinë e Lezhës PS do të garojë në këto zgjedhje me Pjerin Ndreun ndërsa në Elbasan, në vend të Qazim Sajedinit i cili ka drejtuar qytetin për 3 mandate, socialistët duket se kanë vendosur t’i besojnë Bashkinë, prefektit aktual Gledian Llatja.

Por edhe pse, iu drejtua me një fjalim Kongresit, c’ka la të mendohej se edhe Dritan Leli konfirmohej për një mandat të dytë për Bashkinë e Vlorës, burime nga PS thanë pë “BalkanWeb” se skuadra e cila merret me sondazhet e kandidaturave, ka kërkuar edhe një herë opinionin e publikut, duke e kaluar në sondazh edhe kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.

Për të shmangur cdo pakënaqësi në qarkun ku vetë kryeministri është deputet, dhe për të qenë të sigurtë se Leli është kandidatura e duhur në 30 qershor, skuadra e sondazheve në PS, ka zbritur në terren me qytetarët. Rezultati i sondazhit pritet të konfirmohet Leli për një mandat të dytë si kryebashkiak i qytetit bregdetar apo do të përzgjidhet një tjetër kandidat për të drejtuar Vlorën. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

Politikë

“Metamorfoza” tek Onkologjiku, dalin përgjimet mes mjekëve

  Pacientët trajtoheshin jo si qenie njerëzore, por vetëm si burim parash për mjekët dhe specialistët tek Onkologjiku, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pas përgjimeve të publikuara në media, shihet sesi...

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...