Ristani zbulon mashtrimin në media: Basha nuk u thirr në prokurori për 'lobime ruse', por për deklarimet në KQZ

E mërkurë, 27 Mars 2019 17:49

Kryetari i Komisionit të Apelit në Partinë Demokratike, Arben Ristani deklaroi në studion e Televizionit Fax News se, deklaratat që kjo parti sponsorizohet nga lobimi rus janë për të fshehur zullumet e qeverisë.

Ai argumentoi se Lulzim Basha dhe zyrtarë të tjerë të PD-së, nuk janë thirrur në Prokurori për çështje të tilla të përfolura që kanë të bëjnë me lobimin rus, por janë thirrur lidhur lidhur me deklarimet që PD ka bërë në Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve.

“Për të fshehur zullumet e qeverisjes përpiqet të ndërtojë akuza kundër kundërshtarit politik. Ne jemi thirrur në Prokurori lidhur me deklarimet që kemi bërë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe për asgjë tjetër. Ka patur disa insinuatata nga njerëz që unë nuk i njoh, dhe që nuk janë shqiptarë mbi lobimin por që nuk kanë të bëjnë me thirrjen që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme. Partia Demokratike është një parti e cila ka sjellë demokracinë në këtë vend, është përpjekur me të gjitha forcat e veta për të ndërtuar një shtet modern dhe ka zbatuar gjithmonë procedurat ligjore. Asgjë tjetër përveç atyre që kemi deklaruar nuk ka”.

Ristani shpjegoi edhe burimet e të ardhurave të Partisë Demokratrike duke thënë se tra janë kryesoret.

“Partitë parlamentare i marrin të ardhurat nga shteti, donacionet dhe kuotat e anëtarësisë. Gjithaçka kalon përmes një procesi të përcaktuar në ligj. Sigurisht që debarti I hapur dëmton imazhin, por tek e fundit ky është edhe qëllimi që synon kundërshtari politik, duke mbuluar defektet dhe zullumet e saj duke akuzuar opozitën. Unë besoj se problemi i çështjes është ai që vodhi, ai që grabiti, ai që dhunoi, dhe grabitësi i vetëm është pozita dhe Edi Rama”.

Ristani tha se deklaratat e eksponentëve të qeverisë se protesta e opozitës favorizohet nga lobimi rus është diskursi i hajdutit i cili sipas tij, “po kapet në veprën e tij kriminale dhe që e hedh fajin tek “roja” (opozita) sepse opozita në vetvete është një roje e demokracisë, duke i hedhur hi syve të njerëzve”.

Zyrtari i PD-së komentoi edhe deklaratat e presidentit Ilir Meta i cili përpara disa ditësh tha se për stabilitetin e vendit ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen, madje edhe jetën.

“Diçka e rëndë po ndodh përderisa presidenti bën deklarata të tilla si ajo që bëri përpara disa ditësh ku tha që për stabilitetin e vendit jo vetëm që jep dorëheqjen por është gati të japë edhe jetën. Gjë që duhet vënë në alarm për çdo kënd për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe për atë çfarë po ndodh në këtë vend”.

Ristani foli edhe për axhendën e opozitës në ditët në vijim. “Në vijim do të ketë protestë të fortë, protestë të vazhdueshme, protestë të vërtetë. Dhe për këtë shkojnë përshtat fjalët e Migjenit që thoshte: “0, si nuk kam një grusht të forte, t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë grushti i opozitës dhe i qytetarëve shqiptarë do të jetë i fortë ndaj kësaj qeverie. Por kjo bëhet përmes pjesmarrjes sa më ta lartë”, tha në mbyllje Ristani.

Modifikuar më E mërkurë, 27 Mars 2019 17:56
Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...